Berisha: Kërcënimi ndaj Bamit fakton Metës si porositës të vrasjeve
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se kërcënimi që...
Deputeti socialist Koço Kokëdhima është shprehur se ai dhe qeveria nuk kanë pasur dijeni lidhur me dhënien me koncesion të parkingjeve të qytetit të Vlorës. Në një intervistë për emisionin ?Tonight Ilva Tare? Kokëdhima deklaroi qëndrimin e tij kundër këtij koncesioni.
?Për koncesionin e parkingjeve në Vlorë, jam krejtësisht kundër. Me shumë sinqeritet nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë gjë. Por as qeveria nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë çështje dhe po bën të gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni. Ka instrumenta qeveria që mund të ndërhyjë edhe në çështje që i ka marrë pushteti lokal. Ai është një koncesion që nuk prodhon avantazhe për qytetarët?.
Lidhur me projektin TAP, deputeti socialist tha se nuk do të ketë asnjë ndikim pozitiv në Shqipëri. Sipas Kokëdhimës një numër i madh koncensionesh në vendin tonë janë në interes vetëm të koncensionarëve dhe jo të vendit.
?TAP-i nuk do të ketë asnjë ndikim pozitiv në Shqipëri. Ashtu si TAP-i dhe një numër i madh koncesionesh në Shqipëri janë çnderuese për një vend. Janë koncesione që në mënyrë të hapur tradhëtojnë interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, u japin interesa vetë përfituesve të koncesioneve. Edhe pse është bërë shumë propagandë që TAP-i do të sjellë shumë të mira në vendin tonë, në të vërtetë Shqipëria nuk përfiton asnjë metër kub gaz.
Kapaciteti i TAP-it ndahet kështu: 80 për qind e merr Italia, 10 për qind e merr Greqia dhe 10 për qind e merr Bullgaria. Kalon nëpër territorin e Shqipërisë dhe nuk merret asnjë lek qira për tokën. Nuk merret asnjë taksë kalimi, anjë metër kub gaz. Praktikisht përfitojnë koncesionarët dhe ata që kanë negociuar kontratën?.
Deputeti Kokëdhima iu rikthye edhe çështjes së legalizimit të kanabisit mjekësor, si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe kjo mundësi duhet diskutuar sa më shpejt, ashtu siç po bëjnë shumë vende të botës.
?Unë jam që Shqipëria të ketë një legjislacion të arsyeshëm për çështjet e kanabisit. Mundësitë e përfitimit nga kjo ekonomi të diskutohen hapur. Kjo nuk duhet të jetë një tabu. Sot, të gjitha vendet e botës po e diskutojnë, po e legalizojnë dhe ne kemi nevojë që ta diskutojmë këtë çështje.
Përderisa ne dimë ta bëjmë kanabisin, përderisa kjo bimë kultivohet në mënyrë të suksesshme në Shqipëri, pse të mos e ngremë këtë ekonomi me kontrollin e plotë të shtetit, gjithmonë për interesa të farmaceutikës dhe për eksport, si për kërpin dhe për kanabisin medicinal? Kjo ekonomi është shumë me leverdi dhe nuk ka arsye që në të mos përfitojmë prej saj.Unë besoj vërtet që ne kemi mundësi të përfitojmë nga kjo ekonomi.
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se kërcënimi që...
Kuvendi do të votojë të enjten për kërkesën e prokurorisë që...
Bashkia e Tiranës ka rrëzuar premtimin e Kryeministrit Rama...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është shprehur...
Deputeti Tom Doshi deklaroi se disponon një video, në të cil...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se skena e ndodhur në K...
Deputeti Tom Doshi deklaroi në Këshillin e Mandateve se i ar...
Avokati i deputetit Tom Doshi ka deklaruar se Prokuroria ka ...
Deputeti Tom Doshi i është drejtuar prokurorëve të çështjes ...
Për rreth 50 minuta janë zhvilluar debate të ashpra në mbled...
Deputeti Mark Frroku nuk është paraqitur fizikisht në mbledh...
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvend ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar se videot...
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho ka de...
Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve ...
Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka qënë në fokus të ta...
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka deklaruar sot se është ...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar li...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e a...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar Partinë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...