Gjosha: Bashkëpunim nga institucionet shqiptare për procesin e integrimit
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë so...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i deputetëve Doshi dhe Frroku është një përpjekje për të larë fytyrën e nxirë të Ilir Metës dhe është paralajmëruar me kohë si një skenar nga krerët e ekzekutivit dhe Parlamentit. Në një intervistë dhënë për televizionin Klan, Berisha shton se është e nevojshme prania e ekspertëve ndërkombëtarë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Është një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Së pari, dua të theksoj këtu se as njëri as tjetri nuk kanë dhe nuk mund të kenë mbështetjen e Sali Berishës sepse jam unë që Doshin, më shumë se një herë kam kërkuar që agjencitë ta çojnë për ndjekje penale kurse Frroku përbën simbolin e krimit evident në Parlament.
Duke thënë këtë, më duhet të them se ky arrestim është një përpjekje për të larë fytyrën e nxirë të Ilir Metës dhe është paralajmëruar me kohë si një skenar nga krerët e ekzekutivit dhe Parlamentit. Kjo në rast se bëhet për të mbyllur gojën në këtë aferë Doshit apo Bamit pa hetimin e plotë dhe të gjithanshëm dhe pa hetimin e Ilir Metës bën efekt boomerang të kundërt dhe faktikisht hedh në erë një proces më të rëndësishëm të hetimit për akuzën më të rëndë të 24 viteve.
Pra, deri tani jemi 100 % në skenarin e qeverisë. Të shohim etapa të tjera, ne vazhdojmë në bindjen tonë më të thellë se interesi i vendit, interesat e mëdha të vendit dhe të shoqërisë janë hetimi i plotë dhe i gjithanshëm, dorëheqja e Ilir Metës, i cili përeveç akuzave të këtyre mund t?i nënshtrohet të njëjtit proces për shpifje dhe trillimet e tij që ka bërë për llogari të opozitës. Se jemi në një proces universal shpifjesh dhe trillimesh. Nuk shpifi dhe trilloi Ilir Meta tek familjarët e Fufit? Apo po shpifi një deputet ka një metër, po shpifi kryetari i Parlamentit ka një dekoratë!? Ndaj dhe dua të them se deri tani asgjë nuk flet për një hetim të pavarur, të plotë dhe të gjithanshëm, për çka ne qendrojmë në mënyrën më të vendosur. Por jam i bindur se komuniteti ndërkombëtar pret vendosmërisht një hetim të plotë dhe të pavarur. Hetim të plotë dhe të pavarur, me numrin dy të shtetit të akuzuar, nuk lë vendin vakant apo nuk jep dorëheqjen, nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ky është një proces i gjerë në të cilin ne jemi të prirur të japim çdo lloj kontributi por fatkeqësisht deri tani kryekëput zhvillohet sipas paralajmërimit të qeverisë. E vetmja gjë, që nuk po del është se nuk del Durim Bami aktor, por del fajtor.
Thirrja ime ndaj qeverisë, ndaj prokurorisë, është që të kërkohen ekspertë ndërkombëtarë. Unë mund t?u them shqiptarëve se ekspertë ndërkombëtarë kanë kërkuar në raste të caktuara, ose janë shprehur se do kërkojnë, kryeministra të vendeve me një traditë shumë të gjatë demokratike. Dhe një herë dua të theksoj se ky hetim është shumë i rëndësishëm dhe ideja se mund të lajnë duart me këto akuza, pa një hetim të gjithëanshëm, të plotë dhe të besueshëm publikisht. Edhe dje e theksova se, kur një problem i tille del në SHBA, u garantoj se prokurori i përgjithshëm i SHBA mund ta bëj hetimin në mënyrën më të plotë por nuk e bën sepse do perceptimin e publikut. Ndaj dhe ngarkohet një i vëçantë, me ligj, me ekip, me buxhet. Ne po themi që të vijnë ekspertë ndërkombëtarë. Shqipëria ka praktikë për ekspertë ndërkombëtarë. Kanë ardhur në rastin e dosjes Hajdari. Është dosje shumë e rëndë kjo. Fakti që Ilir Meta zgjedh të mos japi dorëheqjen tregon se në çdo qelizë të tij ka frikë se është i përfshirë. Çdo njëri i paimplikuar, aktin e parë bën dorëheqjen dhe pas qartësimit jo vetëm që fiton të gjitha ato çka i takojnë por kërkon edhe qëndrimin ndaj atyre të cilët u përpoqën ta damkosin dhe ta nxijnë e ta implikojnë në gjëra të paqëna”.
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë so...
Në ndryshimet që i janë bërë Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHB...
Zhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklaratat e tyre...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshjen e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhu...
Pas ngjarjeve të fundit në vend, grupi i miqësisë SHBA-Shqip...
Sot rrethe orës 18:00 Partia Socialiste ka mbledhur asamble...
Deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, ka reaguar lidhur ...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka shkuar në kryeministri për...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka argumentu...
Presidenti I Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Ev...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë një d...
Pas zhvillimeve të fundit në vend ku Prokuroria ka kërkuar a...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka shprehu...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ambasada e SHBA-së ka mi...
Këshilli për Mandatet ka vendosur të mblidhet nesër pas kërk...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha g...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinast...
Deputeti I Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka reaguar l...
Deputeti Mark Frroku, i akuzuar nga prokuroria se ka dhënë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...