web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista e Ramës në 'Opinion'/ Kastriot Islami: Mediat pranë qeverisë raportojnë shikueshmëri të ulët

5 Mars 2015, 22:51, Politikë CNA

Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me intervistën që Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin Opinion në Televizionin Klan. Sipas Islamit edhe mediat që janë pro qeverisë kanë raportuar për një shikueshmëri të ulët në krahasim me intervistën që dha deputeti Tom Doshi në të njëjtën orë në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla.

Kastriot Islami shkruan:

“Edhe mediat mjerane e klienteliste te Rames pranojne se shikueshmeria per Ramen ishte shume me e ulet se per Doshin…

Nderkohe qe s’ka asnje lajm se cfare ka thene Rama te gjithe mediat japin me shume se dy-tri tituj lajmesh per Doshin…
Eshte normale…Genjeshtrat dhe arroganca e perseritur e Rames nuk perbejne as kuriozitet dhe as lajm per publikun… Per me teper qe edhe vete Rama i lodhur nga perseritja e genjeshtrave dhe mashtrimeve mesa duket ka urdheruar pinjollet e propagandes te nderhyjne ne mediat e tije mjerane e klienteliste te mos nxjerrin lajme per daljet televizive te Rames…” përfundon Islami.





Lajmet e fundit nga