web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orinda Huta një "barbie" në kuzhinë

2 Mars 2015, 14:30, Lifestyle CNA

Ne ju thamë pak më parë që këngëtarja Orinda Huta, është një kuzhinere shumë e zonja. Dhe ja këtë muaj ajo do të jetë në coverin e një reviste gatimi, sic është “Shije”, duke folur për kuzhinën dhe të tjera pasione të ëmbla të saj. E veshur si një kukull “barbie” (epitet që ia vendosin shpesh këngëtares), ajo duket shumë e ëmbël me këtë paruke bojë rozë dhe me këtë përparëse kuzhine. Biondja me sy të kaltër, kishte kohë që i kishte munguar kopertinave të revistave dhe ky format ishte goxha i gjetur për të. Fotografi Endrit Mërtiri ka bërë një punë të shkëlqyer, megjithëse me një bukuroshe si Orinda, puna bëhet më e thjeshtë.

 

 





Lajmet e fundit nga