web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sofia Vergara sërish mama?

2 Mars 2015, 13:00, Lifestyle CNA

Artistja më e paguar televizive Sofia Vergara kohë më parë për ?Diesperta America? ka pranuar se nuk  planifikon të bëhet sërish nënë. Ajo këtë e ka theksuar gjatë lidhjes së saj me Nick Loeb me të cilin ka qenë e fejuar. Megjithatë, lidhja me Joe Manganiello është krejtësisht diçka tjetër, e këtë tashmë e ka dëshmuar edhe vet artistja. Që kur është në lidhje me artistin e bukur me të cilin planifikon të martohet së shpejti, e ka ndryshuar mendimin. ?Po unë e kam djalin Manolo, që ka 23 vjet. Tash është bërë modë që të lindni në moshën mesatare. Më herët nëse keni lindur në moshën 40 vjeçe keni qenë të çuditshëm?, ka thënë artistja. Sofia po ashtu ka zbuluar pse ka ndërruar mendjen rreth vendimit që të mos mbetet shtatzënë. ?Joe ka qenë i fiksuar me beben e motrës sime Veronica. Ai vërtet dëshiron fëmijë?, ka thënë ajo. ?Ai është më i ri se unë dhe natyrisht se dëshiron fëmijë kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodhë asgjë atëherë edhe kjo është në rregull?, ka përfunduar artistja e bukur.





Lajmet e fundit nga