web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një filxhan çaj ndihmon në parandalimin e diabetit

2 Mars 2015, 15:43, Lifestyle CNA

 

Një grup shkencëtarët kanë thënë se të pish disa filxhanë çaji mund të ndalojë diabetin e tipit 2.

Një studim i ri i kërkuesve amerikanë ka treguar se çaji i zi e mbron trupin nga absorbimi i glukozës, shumica e të cilit shkakton diabet të llojit të dytë.

Kërkimi, i cili u bë nga në Universititetin Shtetëror të Framingamit në SHBA ishte vazhdim i punës së bërë nga shkencëtarët japonëzë rreth dy dekada më prë.

Studimi i vitit 1995, i bërë nga Hokkaido Pharmaceutical University School of Pharmacy zbuloi se çaji i zi përmban atë që shkencëtarët e quajnë ?efektet anti-hiperglikamike?.

Studimet zbuluan se konsumimi i tij reduktonte ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak dhe çaji i zi mund të kurojë dhe parandalojë diabetin.

Sipas statistikave rreth 3.1 milion të rritur vuajnë nga diabeti në Britani, dhe pritet që ky numër të shkojë në  4.6 milion në vitin 2030.

90 % e atyre që vuajnë nga diabeti i llojit të dytë, duket se janë ndikuar nga konsumimi i çajit të zi.

Zyrtarët e shëndetit thonë se rritja e numrit të njerëzve të prekur nga diabeti i llojit të dytë është pasojë e obezitetit, mungesës së ushtrimeve fizike dhe dietave të pashëndetshme. Sipas studimeve të bëra nga kompanitë farmaceutike, kostoja e mediklamenteve që trajtojnë këtë sëmundje mund të rritet nga 9.8 bilion paund në 16.9 bilion paund, gjatë 25 viteve të ardhshme.

 





Lajmet e fundit nga