web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

(Foto e analizave)/ Unioni i Tregtarëve: Po konkurrohemi padrejtësisht, duke vënë në rrezik konsumatorët

25 Shkurt 2015, 20:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Unionit Tregtarëve Agro- Ushqimor, Theodhor Kristuli ngriti shqetësimin e futjes në tregun shqiptar të miellit me nivel të ulët të proteinës. ?AKU ka lejuar që në treg të hyjë grurë me nivelin e glutenit të ulët, që do të thotë se ky miell është i papërshtatshëm për të kaluar në furrat tona. Ky lloj gruri është për kafshët, jo për njerëzit. Në rast se ky lloj gruri konsumohet për 5-6 vjet shkakton probleme të rënda në shëndet. Mielli futet në treg me pretendimin që do të përdoret për biskota, sepse për biskoteri mund të përdoret ky lloj mielli. Mirëpo nga shifrat tona del se në treg hyn nga më shumë miell, se sa nevojitet. Për biskota përdoret 2 mijë deri në 3 mijë ton miell i tillë në vit. Por në treg futet një sasi shumë më e madhe, e cila normalisht të bën të mendosh se është përdorur për prodhim buke. Konkretisht vitin e kaluar ka hyrë 55 mijë ton miell në një kohë që nevojat e vendit për biskoteri është vetëm 2-3 mijë ton.

Ndërsa këtë vit ne na rezulton se sasia është akoma më e madhe, sesa vitin e kaluar. Mielli bluhet për biskotë dhe me tolerancat që krijon AKU-ja përdoret për bukë. Ne e konsiderojmë këtë fakt abuziv. Ka tregtarë në Shqipëri që mbrojnë klientelën e tyre, duke iu ofruar miell që konsumohet në Evropë, me nivel proteine mbi 12.5, nivel, i cili sanksionohet me ligj. Mirëpo këta tregtarë konkurrohen nga malli i dobët, që vjen nga jashtë, i cili sigurisht që është më i lirë. Ne kërkojmë nga AKU-ja që të ruajë standardet?, u shpreh kryetari i Unionit të Tregtarëve Theodhor Kristuli. Për të parandaluar këtë situatë që dëmton konsumatorët dhe biznesin, shoqata e tregtarëve i ka dërguar një letër kryeministrit, në të cilën i kërkojnë që të ndërhyjë për të zgjidhur këtë problem. Ata kërkojnë që të mbrohen nga konkurrenca e pandershme. ?Ne nuk nisemi vetëm nga konkurrenca e pandershme. Ne po e ngremë zërin më shumë, sepse ky milet nuk e di se çfarë po ha. Si ka mundësi që AKU-ja fut në treg një sasi kaq të madhe të këtij mielli me gluten të ulët, kur dihet se kërkesa në treg e miellit për biskota është shumë më e ulët. Dihet që shumica e biskotave në Shqipëri importohen nga Turqia?, u shpreh ai.

Analiza e miellit të importuar:

 





Lajmet e fundit nga