web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gratë në politikë/ Mesila Doda: Shpresojmë që Rama, Basha, Meta ta mbajnë fjalen si burrat

16 Shkurt 2015, 16:52, Politikë CNA

Aleanca e Grave Deputete (AGD) ka bërë me dije ditën e sotme  inisiativën e saj më të fundit për rritjen e pjesmarrjes së gruas në politike.

Gratë deputete propozojnë këto ndryshime:

-40% e listës shumemërore të jetë e përfaqësuar nga sejcila gjini
-1 në tre emra të jetë e sejcilës gjini
-Të pakten 20% e kandidaturave në përballjet e ardhshme lokale të jenë gra
-KQZ te mos pranoje listen shumeemerore nese nuk plotesohet kriteri i perfaqesimit.
AGD gjithashtu ka kërkuar qe ne negociatat per ndryshimet e ardhshme te Kodit Elektoral te jete e pranishme nje perfaqesuese e AGD me qellim qe te ndjeke plotesimin e ketyre kushteve .

Mesila Doda, kryetare e AGD, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur:

“Deshirojme te falenderojme paraprakisht kreret e partive kryesore politike per mbeshtjen paraprake qe i kane dhene nismes sone, duke shpresuar qe do e mbeshtesin deri ne fund kete nisem dhe do e mbajne fjalen e dhene per te mbeshtetur nismen, si burra e jo si politikane.”

Ndërsa ka shtuar:

“Shpresojme qe Rama, Basha, Meta ta mbajne fjalen si burrat….per te rritur numrin dhe fuqine e gruas ne politike.”





Lajmet e fundit nga