Krujë/ 11 banorë dënohen me burg për vjedhje të energjisë
Gjykata në Krujë vendosi dënimin e 11 banorëe të një pallati...
?Mungon entuziasmi i fillimit të vitit të ri në këtë janar, sepse ky Janar i ka gjetur qytetarët dhe bizneset në një situatë më të vështirë se asnjëherë më parë. Viti 2015 për Biznesin filloi me taksa të rritura, me çmim të rritur të energjisë. Të gjithë, do të paguajmë 25 përqind më shumë për energjinë elektrike, ndërsa Bizneset do të paguajnë 33 përqind më shumë duke ndikuar kështu në rritjen e çmimeve të produkteve.
Shqiptarët, falë taksave të reja do të paguajnë më shumë për karburantet edhe pse në Bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është më i ulëti i 7 viteve të fundit. Ne sot paguajmë 1000 lekë taksa për çdo litër karburant. Në vendin fqinj Maqedoni karburanti tregtohet 15% më lirë, në vendet e BE kjo shifër varion deri në 30 përqind më lirë, ndërkohë që në Shqipëri për shkak të kësaj qeverie, është e pamundur ulja e mëtejshme e çmimit. Rama u përkujdes që për të dytin vit rradhazi taksën e qarkullimit ta rrisë me plot 120 lekë duke e çuar këtë taksë në 350 lekë për litër dhe karburanti përbën rreth 10% të pagës bruto mujore.
Jemi shndërruar kështu në vendin lider në rajon dhe në Europë, për çmimin e karburantit që rritet jo si pasojë e bursës por si pasojë e taksave qeveritare ndaj tij. Viti i Ri, i gjeti bizneset me tatim fitim të rritur në 15% për të gjitha llojet e të ardhurave, nga fitimi, qeraja, depozita renta. I gjeti qytetarët përsëri me taksa të rritura e me cmime më të larta.
Të dhënat e fundit të Instat janë vërtetë shqetësuese duke qënë se norma e inflacionit është 0.7%, duke treguar një rënie të përgjithshme të konsumit për produktet kryesore dhe kjo pikërisht në periudhën festive. Kjo rënie e kërkesës konsumatore dhe rënie e konsumit janë si efekt i drejpërdrejtë i rritjes së taksave të vitit të kaluar.
Rritja e taksave sigurisht që ka patur efekt dhe në realizimin e të ardhurave nga ana e qeverisë, ku në nëntor për herë të parë drejtoreshat e tatimeve dhe doganave nuk na bënë paradën mujore të konferencave për shtyp, duke qënë se të ardhurat ishin të paktën 30 milionë usd më pak se plani dhe pothuajse sa nëntori i vitit të kaluar kur taksat ishin të ulura.
Që nga 1 Janari i këtij viti, shqiptarët janë futur në një skemë pensioni ku vetëm 5% e tyre do të trajtohen me pekule ndërkohë që shumica e shqiptarëve do të digjen nga skema e cila do tí sigurojë atyre të ashtuquajturin Pension Social që do të jetë dy herë më i vogël se pensioni minimal i djeshëm.
E gjithë kjo vështirësi ekonomike, që shumë shpejt mund të shkojë në një mbijetesë për shumicën e shqiptarëve që iu premtua parajsa, është vetëm pjesa e parë e dhuratës të një kryeministri i cili nuk di të jetë ekonomist, por vetëm piktor. Mbase, nga ky vit e tutje do tí duhet të mbajë në xhep jo vetëm lapsa por edhe një makinë llogaritëse. Dhe pazarin të fillonte ta bënte atje ku e bëjnë 95% e shqiptarëve.? Përfundoi deklaratën e saj deputetja Tabaku.
Gjykata në Krujë vendosi dënimin e 11 banorëe të një pallati...
Numri i ri i “Charlie Hebdo” që do të dalë këtë të mërkurë, ...
Qeveria gjermane njoftoi se kancelarja Angela Merkel dhe shu...
‘Aktivizma Urbane për Demokarci Qytetare” , është projekti m...
Gjykata e lartë ka marr sot në shqyrtim çështjen e konflikti...
Nga Ben Blushi*Një vit më parë në këtë kohë, isha duke shkr...
Zyrtarët indonesian njoftuan se është gjetur kutia e parë e ...
Islamofobia kryeson listën e arsyeve pse Turqit e rinjë gjer...
Pas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e pr...
Administrata e presidentit amerikan Barak Obama përballet me...
Zhvillime shkencore që do të jenë më të bujshmet për vitin 2...
Analizat e gjakut mund të ndihmojnë njerëzit të zgjedhin str...
Grabitja që ndodhi në Llakatund , flet njëri prej vëllezërve...
Franca mobilizon 10,000 trupa për të rritur sigurinë pas sul...
Normale dhe të zakonshme e ka cilësuar zv.Kryeministri i Kos...
Unë them që kulla të quhet : ‘Petrikën me kasketë e cojnë të...
Një argjendari në bulevardin “Zogu i Parë” është tentuar të ...
Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Char...
Autoriteti Rrugor ka njoftuar se reshjet e dendura të dëborë...
Kryeministri serb, Alekasandar Vuçiç pritet të vizitojë edhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...