Të rregullojmë defektet trupore në pak ditë
Nëse jeni një nga ata persona që e vuajnë gjatësinë fizike a...
Perime, bulmetra dhe kafe
Ka shumë meshkuj të cilët duan të heqin kilet e tepërta për të pasur një trup elegant dhe të shëndetshëm. Për t?u dobësuar sa më shpejt edhe për ta ka një dietë specifike. Në pesë ditë mund të arrijnë rezultate të kënaqshme duke konsumuar shumë fruta, kafe dhe mish pule. Ja se çfarë duhet të bëni më konkretisht
Mëngjesi i padiskutueshëm
Mëngjesi është një nga vaktet që nuk duhet refuzuar në asnjë mënyrë. Ai është i rëndësishëm sepse merren kaloritë për të vazhduar aktivitetet e ditës. Kështu në ditën e parë konsumoni një mëngjes me shumë fruta të freskëta, një fetë bukë të thekur si dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
Në drekë mund të konsumoni mish viçi ose pule të ftohtë. Mund të pini kafe ose çaj më pas, por pa sheqer. Uji duhet përdorur vazhdimisht.
Ndërsa në darkë rekomandohet peshk por jo i skuqur, pak perime si dhe një pije mundësisht pa sheqer. Në vend të saj mund të konsumoi edhe fruta.
Mishi i pulës dobëson
Edhe në ditën e dytë mendohet të jetë i njëjti mëngjes i ditës së parë, sa më shumë fruta dhe kafe. Në drekë supë me perime dhe fruta si pjeshkë, dardhë, mollë dhe shumë ujë.
Në darkë mund të konsumoni mish jo të majmë, si pule ose gjeli, të shoqëruar me sallatë.
Shumë perime dhe ujë
Mëngjesi në ditën e tretë duhet zëvendësuar me vezë të zier si dhe bukë të thekur. Më pas duhet shoqëruar me kafe e cila mund të ketë fare pak sheqer. Në drekë vazhdoni të konsumoni një sallatë por kësaj radhe me peshk, kryesisht me salmon dhe ton, disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës. Ndërsa darka përsëri do të ketë shumë perime fruta dhe ujë ose pije pa sheqer.
Djathi pa yndyrë
Mëngjesi i ditës së katërt vazhdon të jetë me shumë fruta, pak bukë të thekur dhe qumësht në vend të ujit. Në drekë do të hani djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë
pak vaj, perime, një fetë bukë të thekur, kafe pa sheqer si dhe shumë ujë. Në darkë mund të konsumoni fileto pule ose rosto me perime, çaj pa sheqer dhe ujë. Sugjerohet me tepër mishi i pulës, sepse është më i lehtë.
Dy ose tre kafe bëjnë mirë
Në mëngjesin e ditës së pestë mund të përdorni pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me pak sheqer, si dhe fruta të freskëta të stinës të shoqëruara me një fetë buke të thekur ose të zakonshme. Dreka do të jetë disi e varfër sepse do të ketë vetëm fruta të stinës, si dhe kafe apo lëngje me bollëk. Në darkë mendohet të konsumoni rosto me mish pule ose gjeli, perime të gjalla dhe fruta. Ditët e tjera mund të hani normalisht por pa abuzuar me sheqerin, kripën apo mishin. Është një dietë që duhet respektuar të paktën për dy javë për të ndjerë rezultatin e dëshiruar.
Çfarë mund të hani
Mish pa dhjamë
Salcë sallate, uthull dhe limon
Peshk jo të majmë
Djathë pa yndyrë
Bukë të plotë
Perime dhe fruta të freskëta
Kafe pa sheqer
Çfarë nuk duhet të hani gjatë dietës
Brumëra
Salcë, vaj dhe gjalpë
Patate
Bukë me përbërës të tjerë
Pije alkoolike
Ëmbëlsira të ndryshme
Qumësht të yndyrosur
Që ata të mos ju komandojnë!
Nëse jeni një nga ata persona që e vuajnë gjatësinë fizike a...
Dy makina me vlerë rreth 160 mijë sterlina i janë vjedhur su...
Ëmbëlsira që nuk do të refuzonim dot është pikërisht çokolla...
Nëse ju bëjnë zili miqtë te cilët kane zakon qe te ngrihen n...
Krishtlindjet janë festa që i mbledh të gjithë njerëzit e da...
Këmbët ose duart e ftohta mund të jenë shenja për probleme s...
Jeni të dhëna pas modës, zgjidhni gjithnjë veshjet me ardhje...
Nuk mund të shkosh në një restorant me fustan gjithë gurë e ...
Pronarët e shtëpive më luksoze në botë mund të jenë shpesh m...
Me pak fjalë sikurse e keni kuptuar për këtë sezon mund të z...
Ish-presidenti George Bush është veshur si babagjysh dhe ka ...
Nëse mbani këtë lloj diete, do të humbni dy kilogramë për tr...
Të gjitha femrat, qofshin nuse, të ftuara në dasmë apo shoqë...
Në kuptimin e përgjithshëm, festat e fundvitit paraqesin një...
Mbajtja e luleve të freskëta në shtëpi, jo vetëm që e bën të...
Kënaqësia e të marrit një dhuratë sado të vogël është e papë...
Po mendoni për pushime dimërore në mal, por fëmija juaj ësht...
Nëse planifikoni të ndani puthje me partnerin në këtë vigjil...
Ngjyra e artë nuk del kurrë nga moda në dekorimet festive. S...
Një sërë ushqimesh që përdorin njerëzit, janë të rrezikshme ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...