web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri Edi Rama, nuk shpërblen kundërshtarët dhe ata që i kritikojnë bashkëpunëtorët!

20 Dhjetor 2014, 12:28, Aktualitet CNA

Kryeministri para disa ditësh, na habiti shumë kur tha se, ?Shpërblim marrin vetëm mësuesit e dalluar?. Harroi, si duke qeshur, se premtoi pagën e 13-të, por këtë ia fal se, duke qënë çun Tirone, prej vër8-ti dhe jo prej vër9-ti, mban parasysh në të gjitha veprimet e tij atë batutën e filmit ?Duel i heshtur?: Po ajo ishte lojë more budallenj!
Megjithatë. Unë e ndiej veten të dalluar sepse, në provimet e lirimit në shkollën 9-të vjeçare Belorta ku jap mësim, që njihet kaherë si një shkollë e vështirë, kam rezultate të larta.
Kështu:
? Të gjithë nxënësit që hynë në provim e Gjuhës shqipe, e kaluan provimin: kalueshmëria 100%.
? Kishte vetëm një nxënëse me 3 nota diferencë, sipas vlerësimt tim përfundimtar dhe vlerësimit të Provimit të lirimit.
? Nota mesatare e provimit ishte pothuajse e barabartë me notën mesatare të përfundimit të vitit shkollor (afërsisht 7).
Kështu që nuk ka asnjë arsye që të mos shpallem i dalluar dhe të përfitoj shpërblim. (Nuk përjashtoj në këtë mes, çdo mësues/e, nga Podgoria në Lozhan, që mund të ketë të njëjtat rezultate).
Mosdhënia e shpërblimit ka ardhur vetëm për shkak se kam qënë kritik në shkrimet e mia, ndaj zëvëndëskryeministrit apo krahut të djathtë të kryeministrit , Niko Peleshi.
Pra Kryeministri dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit,ka shpërblyer vetëm KOMISARËT MAVI TË RILINDJES. Sipas parimit: Ata që janë të partisë janë të nënës, ne të tjerët jemi të njerkës.
T?i gëzojnë ata, se janë kolegët dhe shokët tanë!
Nuk është ndonjë gjë e madhe se : Ca gëzojnë e ca mbeten me gishtin e mesit në gojë!

Erget Cenolli





Lajmet e fundit nga