web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kulla Peleshi dhe kulla Rama

20 Dhjetor 2014, 10:50, Aktualitet CNA

Nga Elvi FUNDO

Kryeministri Rama, nxitoi të shkonte në Korcë, këtë fundjavë, pa pasur asnjë axhendë paraprake por në mënyrë të rrufeshmë. Gjithcka ndodhi pas shqetësimit të ngritur së fundi për ndërtimin e Kullës në qendër të Korcës, dhe disa investimeve të tjera aty.
Kulla prej disa javësh është bërë objekt debatesh të forta në rrjetet sociale, ku akuzat kanë qenë nga më të ndryshmet. Njerëz që mbronin kullën, kryesisht militantë të PS-së apo njerëz pranë zv/kryeministrit Peleshi, dhe qytetarët që e shikonin si një skandal të turpshëm në sheshin qëndror të qytetit. Debati shkoi deri në akuza se kulla kishte edhe qëllime përcarëse fertare, pasi nuk shikonte një pjesë të qytetit ku ndodhej Xhamia, ose nuk ishte shumë e lartë dhe funksionin e saj e kryente edhe taraca apo ballkonet e ish hotel turizmit. Por edhe qëndrime që kjo nuk sillte modernizimin e qytetit por zhdukte vlerat arkitektonike unike të Korcës.

Akuzat dhe debatet kulmuan me reagimin e arkitektit Naum Mara dhe prof. Artan Fugës. Reagime qytetare dhe me ide që i kërkonin Peleshit të tërhiqej dhe mos mbronte këtë cmenduri. Reagimi i tyre erdhi pasi vetë zv/kryeministri Peleshi, deklaroi se ishte Kryebashkiaku Filo që po bënte gjithcka, por në fakt ideatori, projektuesi, realizuesi ishte vetëm Niko Peleshi, i cili mesa duket donte të qëndronte larg nga akuzat dhe kërkoi të dilte i pa lagur nga zullumi i tij.

Kryeministri Rama ishte përpara pak javësh në Korcë dhe nuk bëri asnjë reagim thjesht inspektoi punimet, të njejtën gjë ai bëri dhe dje, vetëm shtoi vizitën tek xhamia e Iliaz Bej Mirahorit ku premtoi rikthimin e Kullës së Sahatit. Një premtim i mirpritur nga qytetaria korcare, një premtim me simbolikë për qytetit. Një kullë që ka vlerat e saj historike dhe kulturore pasi rikthen një objekt të identitetit të qytetit të Korcës. Kryeministri i nderuar qëlloi me dy gurë dhe vrau shumë zoq. Së pari tha së do ndërtohej Sahati tek xhamia, për të thënë se nuk ndërtojmë vetëm kulla panoramike, por edhe rikthejme identitetitn. Së dyti theksoi se nxorëm në drite Xhamine e Iliaz Bej Mirahorit.

Tek e para kryeministri kërkon te heqë vemendjen nga kulla e betonte në qendër të Korcës. Një kullë që ai e pelqen se e ka projektuar një arkiutekt i tij i pëlqyer dhe e ndërtojnë biznesmenë pranë tij. Se për vlerë arkitekturore apo panoramike, ajo kullë nuk ka asnjë. Ka thjesht vlerën monetare që fituan sekserët e Niko Peleshit, në shpërndarjen e punëve dhe ketu nuk akuzojmë se kanë shkuar tek xhepat e Nikos apo Raqit. Ndërtimet rreth kullës i quajti sovjetike dhe mendjet e atyre që e sulmonin, por Rama përpara se të flasë duhet të pyesë Peleshin dhe djemkat e tij pe Korce, që Niko ka lënë të ndajnë punët në qytet. Përballë me kullën ndodhet një objekt i ndërtuar nga Italianët dhe ka si bazë arkitekturën modern të Korcës, dhe është Banka. Një godinë jo sovjetike, që tashmë në krah ka godina sovjetike dhe përballë një kullë betoni e emeruar nga korcarët kulla Peleshi. Nuk besojme se z. Rama nuk e di, ose gënjen me qëllim.

Tek e dyta kryeministri i ndërtuar gënjen, por thotë një genjeshtër shumë të madhe, kjo gjithmonë për të hedhur hi syve ndaj komunitetit musliman, ndaj të cilit Rama ka shumë komplekse ashtu si vartësi i tij Peleshi. Pengimi dhe debatet që krijoi për Xhaminë e Namazgjasë është vepër e Ramës dhe Peleshit ,dhe këtë komuniteti musliman e di shumë mirë. Nga ana tjetër qeveria e PS-së nuk ka bërë asnje gjë, për Xhaminë e Iliaz Mirahorit në Korcë. Kjo, sepse investimi i rikonstruksionit të saj ka filluar në vitin 2009 dhe për këtë pyesni Myftininë ose besimtarët. Mos u tallni me njerzit. Më parë dhe sërisht kryeministri duhet të pyestë, ose ka pyetur si në rastin e parë dhe gënjën me qëllim.

Për ta mbyllur kryeministri ynë nuk ka pse fshihet pas gishtit dhe gënjeshtrave për të mbuluar zullumin e vartësist të tij Peleshi dhe djemkave të Nikos në bulevardet e Korcës. Nuk ka pse gënjen për godinat sovjetike, Xhaminë, apo shkon për sy e faqe bën show në Medrese. Zullumi i Nikos, nuk mbulohet dot me gënjeshtra, premtime dhe takime. Ashtu sic po falenderohesh për Kullën e Sahatit, do kishe cdo falenderim po të ndaloje masakrën urbane dhe provokative me Kullen Peleshi, që besoj as vetë z. Rama nuk i pëlqen.





Lajmet e fundit nga