web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

7 truke franceze për të qenë të bukura

17 Dhjetor 2014, 11:19, Lifestyle CNA

Femrat franceze njihen në të gjithë botën për sharmin e tyre. Ja disa truke të tyre, që i bëjnë ato të jenë gjithnjë në top formë:

Përdorni maska çdo javë

Maskat e fytyrës, duket sikur janë çelësi i tyre i suksesit. Trajtimet e fytyrës edhe në kushte shtëpie, janë shumë të këshillueshme prej tyre.

Hani shëdetshëm

Ushqimi i mirë, është një tjetër faktorë që i bën femrat franceze të jenë në formë të shkëlqyer.

Mos i lani flokët përditë

Është një tjetër këshillë që na vjen nga francezet. Sipas tyre larja e shpeshtë e dobëson flokun.

Mos përdorni shumë make-up

Një make-up i rënduar, nuk ju tregon aspak të reja përkundrazi ju rrit në moshë dhe ju do të dukeni jo të freskëta.

 Vendosni përditë parfum

Eh, Franca njihet për parfumet e saj të shkëlqyera. Ndaj dhe gratë franceze nuk e anashkalojnë për asnjë arsye hedhjen e parfumit edhe në përditshmërinë e yre.

Mos tregoni më shumë nga ç?është e nevojshme

Ky është një tjetër parim i grave franceze. Ato nuk  e teprojnë asnjëherë me dekoltenë e tyre.

Vendosni pak bizhuteri

Bizhuteritë e rënda nuk i shkojnë kujtdo, ndaj dhe është mirë që të vendosim pak por me shije.





Lajmet e fundit nga