web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pol.al/ Shpenzimet e kripura të Mirela Kumbaros (dhe një detaj nga vizita e Papës)

26 Tetor 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Nga Enio Kalemi 
Tri ditë më parë Ministria e Kulturës ka njoftuar zyrtarisht çeljen e një tenderi  për aktivitetin e quajtur?Festivali i Dritave? me rastin e festave të 28-29 Nëntorit.  Ky tender kap vlerën e 28 milionë lekëve (rreth 200 mijë euro) dhe në thelb parashikon zbukurimin e 5 godinave nëpërmjet projeksionit të dritave.  kumbaro veliaj erion mirela

Duket se shuma e vënë në dispozicion nga ministria për këtë tender projeksionaesh është e fryrë, madje ajo tejkalon me disa-fish buxhetin vjetor të Teatrit Kombëtar në një vit apo dhe buxhetin e Operas.

Një ekspert i fushës së projeksioneve, Florian Çanga ka komentuar këtë tender të ministrisë duke e konsideruar të ekzagjeruar shpenzimin dhe për ta ilustruar këtë ai ka sjellë disa shembuj mbi financimet që e njëjta ministri i bën institucioneve të saj të artit në një vit.

?200 mijë euro tenderi për festën e dritave në Tiranë për 70-Vjetorin e Çlirimit. Për të bërë me projeksione 5 Godina. Kjo shifër është sa tre  herë buxheti vjetor i Teatrit Florian Canga printscreenKombetar i cili s?ka llampa dhe tre herë buxheti i Operas që karriget i ka të shekullit të kaluar. Ndërkohë që në Moskë apo Lion bëhen projeksion dritash maksimumi 2 deri në 3 ndërtesa. Kjo shumë mund të shpërndahej për Teatrin Kombetar, Opera, Cirkun, Teatrin e Kukullave, teatrot e rretheve,  artistë të ndryshëm, etj?, ? është shprehur Çanga.

Më tej Florian Çanga është shprehur se projeksioni i dritave që kërkon të realizojë kjo ministri, mund të arrihet dhe me një shpenzim prej 30 mijë eurosh, pra diku tek 10 për qind e shumës që ministria ka shpallur për prokurim. Çanga shprehet se fryrja e buxheteve të tenderave në këtë masë lë shteg që tenderat të bëhen objekt i kompanive që zotërohen nga familjarë të qeveritarëve. Sipas tij Shqipëria nuk e ka luksin që për një element të vetëm teknik të bëjë shpenzime kaq të larta.

 ?Pastaj kur janë fonde kaq të mëdha sigurisht që do ndërhyjnë dhe kompani që janë të lidhura me politikën në forma farefisnore dh interesi ekonomik. Sugjeroj që Ministria e Kulturës të shpërndaje këto fonde për forma arti të ndryshme. Me 30 mijë euro e realizon impaktin e projeksioneve. Ne jemi vend i varfër për të harxhuar kaq shumë fonde për një element artistik. Nuk duhet të ndodhë i njëjti fenomen si për 100 vjetorin e Pavarësisë ku u harxhuan 1 miliardë  lekë vetëm shpenzime teknike, – është shprehur Çanga.

Tenderi 320 mijë dollarë për vizitën e Papës 

Faksimile e shpalljes se kontrates per dekorimin e qytetit te Tiranes me rastin e vizites se papa Franceskut

Më datën 15 Gusht 2014 Ministria e Kulturës prokuroi një fond prej 32.9 milionë lekësh(afro 320 mijë dollarë) për dekorimin e qytetit të Tiranës me rastin e vizitës së Papa Françeskut.

Ndonëse Papa Françesku e konfirmoi vizitën e vetë disa muaj më përpara, tenderi për zbukurimin e qytetit u krye me emergjencë dhe pa garë. Kontrata u lidh me negocim dhe pa shpallje të tenderit, nuk u realizua garë.

Nga të dhënat rezulton se fituese e këtij tenderi ishte një kompani e quajtur ?EAG Communications? , kompani e themeluar më 22 Janar 2014, pra e krijuar vetëm 6 muaj përpara se të fitonte tenderin, me pronar Gentian Skënderaj, emri i të cilit përkon dhe me emrin e një prej kandidaturave zyrtare për postin e kryetarit të AMA-s(Autoriteti i mediave Audiovizive), ndonëse zyrtarisht nuk ofrohen ende të dhëna për të kuptuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

Linku i shkrimit: http://www.pol-al.com/shpenzimet-e-kripura-te-mirela-kumbaros-dhe-nje-detaj-nga-vizita-e-papes/ 





22:00 Aktualitet

I ngjitur nё tavan

Një vend i pazakontë për të kaluar dimrin: ky lakuriq nate k...

22:00 Aktualitet

Ilegalisht?

Edhe pse e ndaluar dhelprat e shkretëtirës si kjo tre vjeҫar...

Lajmet e fundit nga