web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka: Do rrëzojme reformën territoriale, me këtë ndarje nuk hyjmë në zgjedhje

9 Gusht 2014, 13:11, Politikë CNA

Në zgjedhjet vendore të 2015 nuk mund të shkohet me hartën e re territoriale. Në këtë mënyrë duket se Partia Demokratike ka paralajmëruar një bojkot të këtyre zgjedhjeve, nëse rrugët ligjore dhe politike që do të ndiqen nga forca më e madhe politike në opozitë nuk do të japin rezultat për mosrealizimin në praktikë të ndarjes sëre territoriale.

Kryetari i Grupit Parlamentar në PD Edi Paloka shprehet i bindur se me një ndarje të tillë, as vetë Partia Socialiste nuk do të merrte pjesë në zgjedhje.

Paloka theksoi se PD do të përdorë çdo rrugë ligjore për të rrëzuar reformën që selia blu e konsideron antikushtetuese.

?Ne ende nuk kemi një vendim politik për qëndrimin që do të mbajmë ndaj zgjedhjeve vendore kemi të tjera hapa dhe interesa, që janë jo vetëm interesat e PD, por edhe të qytetarëve që lidhen më të ashtuquajturën reformë territoriale, që është jo vetëm në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim të interesave të qytetarëve shqiptarë, gjë që është treguar edhe gjatë kësaj periudhe?, tha Paloka.

Në këtë kuadër ai shton se protestat e qytetarëve nga njëri cep në tjetrin të Shqipërisë kanë treguar se vetëm në interes të qytetarëve nuk është kjo ndarje territoriale.

?Zgjedhjet janë problemi i fundit për ne. Ne do të bëjmë të gjitha hapat që kjo reformë e kaluar në Parlament me votat e mazhorancës të mos jetë reforma që do të zbatohet, pra do të ndjekim të gjitha hapat politikë, ligjorë dhe me tej që kjo reformë të ngelet në letrat e Edi Ramës, një nga pikturat e fundit të Ramës ështe harta që ai ka vizatuar, le ta mbajë si kujtim në shtëpi. Ne nuk do të lejojmë që kjo reformë të zbatohet, për ne kjo është e papranueshme. Mbase nuk merr pjesë as PS me këtë hartë. Nuk mundet që të ketë zgjedhje me këtë hartë, nuk po themi se do marrim pjesë ne apo jo?, tha Paloka.





12:41 Politikë

Rama inorizon PD-në

Pas konferencës për shtyp nga selia e PD-së nga deputeti Kas...

Lajmet e fundit nga