Reforma Territoriale/ Berisha paralajmëron Ramën: Do ngrejmë Shqipërinë në këmbë
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për shtyrjen e afatit p...
Deputeti Pollo denoncon mosreagimin e Kryeministrit pas publikimit të dosjes së plotë të së shkuarës kriminale të deputetit Ndoka
Nëntë ditë më parë, në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri u sulmua dhunshëm nga deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Gent Strazimiri mbajti një fjalim objektiv dhe të saktë për gjendjen e kriminalitetit dhe tha një të vërtetë të madhe që kriminelët kanë hyrë edhe në Kuvend me mandatin e deputetit. Z. Rama, Kryeministri, ishte i pranishëm me shenja, me dorë, dhe me sms në fillim donte të nxiste z Strazimiri që të thoshte emra dhe ta kthente në një sherr gjoja banal. Pastaj me frymëzimin e tij, deputeti Ndoka dhe të tjerë e ndoqën për ta goditur në koridorin e Kuvendit. Kaq dhe do të ishte shumë e rëndë. Por në ditët në vijim Partia Demokratik publikoi dokumenta për të kaluarën krminale të deputetit të Partisë Socialiste, Ndoka. Shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi, dënim në Itali nga gjykatat e atij vendi dhe vuajtje dënimi në burgjet e Italisë dhe në burgjet e Shqipërisë.
Çfarë duhet të bëjë një kryeministër në këto rrethana ?! Një kryeministër që thotë se Europën duhet ta ndërtojmë brenda nesh. Minimumi duhej të kishte reaguar që atë ditë dhe të dënonte aktin e dhunshëm dhe autorin e tij. Edi Rama u paraqit si solomonik. E dënojmë dhunën dhe nga e majta dhe nga e djathta, sikur nuk kishte ndodhur goditja para syve të tij. Por mbasi u publikuan të dhënat e dosjes penale, asnjë kryeministër në Europë, Amerikë Latine por edhe në Afrikë, nuk do të mund të kishte heshtur ashtu siç hesht prej gati një jave Edi Rama. Që shëtit lart e poshtë Shqipërisë për të shpallur suksese imagjinare, arritje virtuale, që egzistojnë ndoshta vetëm në mendjen e tij, apo në propagandën e ekipit të tij. Por nuk thotë asnjë fjalë. As ai dhe as njerëzit, ministrat dhe deputetët fjalëshumë që ai ka rreth vetes, për një incident që ka tronditur opinionin publik në dimensionet e tij dhe që ka tronditur komunitetin ndërkombëtar të interesuar për Shqipërinë.
Prandaj, është koha të themi, ndoshta jo për herë të parë, por me forcë të re, të vërtetën që Edi Rama erdhi në pushtet duke bërë aleancë me këto segmente të shoqërisë, duke kapur vota me të fortët, banditët, të dënuarit, burgaxhinjtë, e një krahine apo një tjetre. Dhe sot nuk mund qi ti shmanget përgjegjësisë si Kryeministër për të qënë i qartë para publikut në raport me ligjet e këtij vendi. Fatkeqësisht ai vazhdon të heshtë dhe ne e ftojmë edhe njëherë të prononcohet çfarë ka për të thënë. Qoftë edhe të thotë shumë mirë ia bëri, ta godiste edhe më shumë e madje ta vriste në vend, ose ta dënojë aktin ose të dënojë edhe deputetin, ose të thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë nëse ka ndërmend. Të marrë masa ligjore apo edhe politike për të shkëputur elementët kriminalë sepse Arben Ndoka është vetëm një prej tyre. Mund të flasim për një duzinë po të shikojmë dosjet e botuara edhe nëpër gazeta të deputetëve të këtij lloji. Për të mos shkuar më pas tek drejtorët e përgjithshëm dhe ata rajonalë të cilët PD i ka denoncuar në vazhdimësi dhe janë persona me precedent penalë për drogë, grabitje, vjedhje, korrupsion, etj.
Kjo është ajo që ne duam të dëgjojmë, dhe besoj se kjo është ajo që të paktën nga Partia Demokratike, opinion shqiptar dhe më gjerë, do të dëgjojë.
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon pasardhesin e tij Rama ...
Urdhëri i Farmacistit dhe përfaqësues të distributorëve farm...
PBDNJ është shprehur kundër hartës së re administrative.Part...
Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantoi sot arri...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon mashtrimin me të përndjekurit, hu...
Deputeti Bylykbashi denoncon mosreagimin e Kryeministrit një...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon shkeljen e ligjit nga Kodheli. Zb...
Mesila Doda, ngre pikpyetje per bashkepunimin e Bashkise se ...
Gjyqtari i shumëpërfolur kohët e fundit, Gjin Gjoni, ka reag...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar serish per 300 dite...
Deputeti Halimi denoncon paketën e ligjeve për drejtësinë që...
Partia Demokratike publikon shkresën që deputeti Ndoka i ka ...
Reagimi i Presidentit te Republikes Bujar Nishani, pas akuza...
Dokumente konfidenciale nga bankat tregojnë se si zyra ligj...
Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ësht...
Fjala e plote e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot me media...
Ish-Ministri i Brendshem flamur Noka ka bere reagimin e tij ...
Zëdhënësja Vorpsi denoncon arrogancën e qeverisë që shkaktoi...
PD doli sot publikisht dhe denoncoi rastin e dy vetvrasjeve ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...