Studentët, të pezullohet drafti i reformës për Arsimin e Lartë, protestë para Kryeministrisë
Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë pa...
Gjatë pritjes së rezervuar për kryepeshkopët që morën pjesë në shenjtërimin e katedrales ortodokse ?Ngjallja e Krishtit?, kryeministri Edi Rama vlerësoi ngjarjen si një ditë të shënuar për Tiranën dhe si një konfirmim i standardeve për harmoninë fetare në Shqipëri.
Por burime nga kryeministria i thanë gazetës TemA se Rama ka qenë i ashpër në vlerësimet e tij për kryepeshkopin Irinej, i cili sipas tij tentoi të prishë paqen dhe harmoninë që solli një ngjarje e tillë.
Rama citohet të ketë thënë në takim se ?ju po ikni duke i lënë Tiranës një vepër që i bën nder, kurse kolegu juaj një debat që bën me turp një përfaqësues fetar?.
Kryepeshkopi Janullatos ka shmangur komentet për këtë çështje, por Rama ka këmbëngulur tek përdorimi i rrezikshëm politik dhe etnik i kësaj ngjarjeje nga Irinej.
I ftuar në Tiranë për shenjtërimin e katedrales ortodokse ?Ngjallja e Krishtit?, së bashku me drejtuesit e tjerë më të lartë të fesë ortodokse, Patriarku i Serbisë, Irenej, komentoi reagimet lidhur me vizitën e tij në Shqipëri.
Duke iu referuar rolit të kishës serbe në marrëdhëniet e shtetit për çështjen e Kosovës, ai theksoi se ?krahina e Kosovës është pjesa më e shenjtë për popullin serb?.
?Në këto vise jetojnë një numër shumë i madh shqiptarësh, por kjo nuk është vetëm tani.
Ne më shqiptarët kemi jetuar në shekuj. Asnjëherë nuk kemi pasur probleme midis dy popujve tanë. Ato që po ndodh në këto kohëra midis nesh, pra shkëputja e Kosovës dhe krijimi i një shtetit të pavarura nga Serbia, ne na rëndon shumë. Kosova dhe Metohija për ne serbët është pjesa më e shenjte, aty është zhvilluar e gjithë historia e popullit tonë. Është zhvilluar kultura dhe ana jonë shpirtërore.
Numri i madh i shenjtorëve që ne ndërtojmë në Kishën tonë është nga kjo krahinë. Rezidenca e Patriarkanës Serbe faktikisht është në Pejë dhe i bie që Rezidenca e Patriarkanës Serbe të jetë në një shtet tjetër dhe jo në Serbi. Këtë ne nuk mund ta pranojmë dhe ta kuptojmë. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje të drejtë që të dyja palët të jenë të kënaqura.
Nëse ne kemi jetuar me shekuj bashkë, pse të mos vazhdojmë të jetojmë përsëri bashkë. Një tjetër problem është se për rreth 200 -250 mijë serbë u është dashur që të lënë shtëpitë e tyre dhe të largohen nga Kosova dhe Metohija dhe nuk e kuptojmë pse ky popull nuk mund të kthehet në shtëpitë e veta, atje ku me qindra vjet kanë jetuar dhe të ketë një jetë normale midis dy popujve tanë?, u shpreh Irenej.
Pa e përmendur në asnjë moment gjurmën më të fundit të dhunës serbe në Kosovë, varrezën masive të Rashkës, por duke cituar vetëm dëmtimet që i janë bërë sipas tij varreve serbe, patriarku Irinej i mëshon idesë së kthimit të të larguarve si një zgjidhje të mundshme të situatës.
Gazeta Tema
Një grup i madh studentësh, janë mbledhur në një protestë pa...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar sot në Facebook,...
Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot projektligjin për Agjenc...
Ka nisur ditën e sotme aksioni i prishjes së ndërtimeve pa l...
Paralelisht me grevën e të larguarve nga administrata vijon ...
Të larguarit nga administrata vijojnë prej 13 ditësh grevën ...
Gjykata e Durrësit dha sot masën e arrestit me burg për Asl...
Policia e Tiranës vuri në pranga shtetasin Pandeli Ciko, 57 ...
Policia greke ka kapur në kufirin me Shqipërinë 203 kg marij...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës uroi fëmijët për 1 Qershorin ...
Cili është sekreti për të patur vetëbesim? Disa njerëz mendo...
Një tjetër grevist i të larguarve nga puna është dërguar në ...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Tir...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndërl...
Kryeministri Edi Rama shpreh angazhimin dhe vullnetin e Qeve...
Me rastin e 1 Qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, me...
Digjet një automjet në qytetin e Fushë Krujës. Sipas policis...
Ambasadori i Italisë në vendin tonë Massimo Gaiani, është sh...
Ka nisur mëngjesin e së dielës në Tiranë, ceremonia për shen...
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 54 vjeçar pasi akuzo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...