web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Furtunë në Policinë Rrugore/ Pezullohet kupola drejtuese, 18 policë përjashtohen

28 Maj 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Policia Rrugore e kryeqytetit është prekur nga një furtunë shkarkimesh dhe përjashtimesh. Mësohet se kupola drejtuese e kësaj policie është pezulluar, ndërkohë që janë përjashtuar 18 oficerë policie.

Ora News bën të ditur se është pezulluar shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës Dritan Bona, si dhe 5 komandantë të trafikut të Policisë Rrugore, ndërsa janë përjashtuar nga policia e shtetit 18 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Shkarkimi është bërë mbrëmë vonë në darkë pas një kontrolli nga Drejtoria e Standardeve profesionale në Policinë e Shtetit, që konstatoi shkelje dhe performancë të dobët të Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, dyshohte se shkak është bërë gjetja e abuzimeve me gjoba nga zinxhiri komandues i Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Pak minuta më parë në Drejtorinë e Policisë Rugore të Tiranës ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Gazeta Tema





Lajmet e fundit nga