LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përdoruesve po u mbyllen "Instagram"-et/ Reagon kompania

31 Tetor 2022, 15:53, Tech CNA

Përdoruesve po u mbyllen "Instagram"-et/ Reagon kompania

Përdoruesit e rrjetit social “Instagram”, ditët e fundit kanë hasur probleme me llogaritë e tyre, pasi shumë prej tyre po mbyllen pa arsye.

Përdoruesit nuk kanë mundur të aksesojnë më llogaritë e tyre dhe në vend të kësaj u kishin mbërritur mesazhe ku u thuhej se “llogaria e tyre është pezulluar”.

“Ne kemi pezulluar llogarinë tuaj më 31 tetor 2022,” thuhej në njoftim, duke theksuar se kjo ishte për shkak të një “shkeljeje të kushteve të komunitetit”.

Përdoruesve po u mbyllen "Instagram"-et/ Reagon kompania

Pas ankesave të përdoruesve ka reaguar kompania.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë e tyre në 'Instagram'. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”, ka shkruar kompania në "Twitter"./CNA.al

Përdoruesve po u mbyllen "Instagram"-et/ Reagon kompania

 

 

Lajmet e fundit nga