Pretendimet e Musk/ "Po blej Twitter-in për të shpëtuar njerëzimin"
Elon Musk pretendon se ai po blen Twitter për të "ndih...

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka kompletuar blerjen e kompanisë "Twitter", raportuan mediat në Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është në vlerë prej 44 miliardë dollarësh.
Ai shkroi në "Twitter" se “zogu është liruar”, një referencë për logon e kësaj kompanie, por si duket edhe për dëshirën e tij që kjo kompani të ketë më pak kufizime lidhur me përmbajtjen që postohet në të.
Raportohet se një numër i udhëheqësve të kompanisë janë pushuar nga puna, përfshirë edhe shefin e "Twitter"-it, Parag Agrawal.
Me përmbylljen e marrëveshjes merr fund edhe saga gjyqësore, pasi "Twitter" e kishte iniciuar një rast në gjykatë me qëllim që ta detyronte miliarderin që t’i përmbahej marrëveshjes së blerjes së kompanisë.
"Twitter" ende nuk e ka konfirmuar përmbylljen e marrëveshjes, por një investitor në këtë kompani i tha "BBC"-së se marrëveshja është finalizuar.
Musk ka qenë kritik i politikave të "Twitter"-it dhe lajmi se ai ka blerë këtë platformë të rrjeteve sociale është pritur me ndjenja të përziera nga përdoruesit e "Twitter"-it dhe punëtorët.
Miliarderi megjithatë ka thënë se ai dëshiron që të parandalojë që kjo platformë të bëhet vend për përhapjen e urrejtjes dhe pikëpamjeve ndarëse.
Ai dëshiron që ndryshojë algoritmat që përcaktojnë se si përmbajtja u paraqitet përdoruesve të "Twitter"-it.
Musk ende nuk ka ofruar detaje se si do t’i arrijë këto qëllime. Ai ka paralajmëruar se do të shkurtojë numrin e punëtorëve, duke lënë vetëm afër 7.500 punëtorë. Të enjten, ai po ashtu tha se nuk do ta blejë kompaninë për të fituar para, por “për të ndihmuar njerëzimin, të cilin e dua”.
Përveç shefit ekzekutiv, Parag Agrawal, po ashtu raportohet se nga puna janë pushuar edhe shefi i financave, Ned Segal dhe ai për çështje ligjore dhe politika, Vijaya Gadde. Sipas raportimeve, Musk i ka akuzuar këta persona se e kanë mashtruar atë dhe investitorët e tjerë të "Twitter" lidhur me numrin e llogarive të rreme në këtë platformë.
Përpara se të përmbyllte marrëveshjen e blerjes së kompanisë "Twitter" në vlerë prej 44 miliardë dollarësh, Musk shkoi në selinë e "Twitter"-it të mërkurën duke mbajtur në duar një lavaman porcelani. Siç thuhet, kjo vizitë kishte për qëllim që të qetësonte punëtorët lidhur me shkurtimet në këtë kompani dhe për të siguruar ata se kritikat e tij në të kaluarën për kompaninë, nuk do ta dëmtojnë atë.
“'Twitter' padyshim se nuk mund të bëhet një vend i lirë për gjëra të këqija, ku çdo gjë mund të thuhet pa pasur pasoja”, tha Musk përmes një letre të hapur që i dërgoi "Twitter"-it të enjten.
Musk më herët ka paralajmëruar se do të rikthejë disa prej llogarive të bllokuara në të kaluarën, përfshirë atë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, që u përjashtua nga "Twitter" pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin amerikan.
Përmbyllja e marrëveshjes vjen pas disa muajsh përplasjes mes "Twitter"-it dhe Musk. Miliarderi më 4 prill njoftoi se dëshironte të blinte 9.2 për qind të aksioneve të kompanisë, duke e bërë atë aksionarin më të madh.
Por, ai u tërhoq nga blerja e kompanisë në minutat e fundit, pasi ndryshoi ofertën. Pas një jave, dy palët u pajtuan për çmimin.
Por, në javët në vijim, Musk shprehu dyshime, duke deklaruar publikisht se numri i llogarive të rreme në këtë platformë ishte shumë më i lartë se shifrat e paraqitura nga "Twitter".
Më 8 korrik, Musk u tërhoq nga marrëveshje duke thënë se "Twitter" e kishte mashtruar atë duke i ofruar informacione të gabuara. Por, vetëm katër ditë më vonë, kompania e paditi atë, duke kërkuar nga gjykata që të detyronte miliarderin që të mos tërhiqej nga marrëveshja për blerje.
Shumica e ekspertëve ligjorë argumentuar se "Twitter" do të fitonte betejën në gjykatë dhe më 4 tetor, një muaj para se të niste gjykimi, Musk njoftoi për planet se do të vazhdonte me përmbylljen e marrëveshjes për blerjen e kompanisë, me çmimin që kishte premtuar./REL
Elon Musk pretendon se ai po blen Twitter për të "ndih...
Një laborator në SHBA është drejt përfundimit të kamerës d...
Studiuesit sugjeruan që telefonat inteligjentë mund të zbu...
Industria e teknologjisë është habitur nga rritja e shpejt...
“Mercedes” është bërë kompania e fundit perëndimore që...
Mijëra përdoruesve u grabiten çdo ditë fjalëkalimet për pr...
Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka hedhur poshtë version...
"TikTok" kundërshtoi një raport të revistës "Forbes" se ko...
Një kompani ruse po u ofron klientëve mundësinë të marrin ...
Tesla ka ulur çmimet fillestare për makinat e saj Model 3 ...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, u shpreh në një intervistë ...
"Pasja e një karikuesi që përshtatet me shumë pajisje do...
Sipas shpikësve të tij, një korrës i ri i erës në çati ësh...
Holanda u bë vendi i parë i NATO-s që aplikoi për këto mak...
Google thuhet se ka hequr 16 aplikacione nga Play Store që...
Shkencëtari gjermano-amerikan Südhof ka zbuluar se si qeli...
Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me miliarderin E...
Elon Musk, i cili shpesh krijon polemika me deklaratat e t...
"Apple" po përqendrohet gjithnjë e më shumë në mbrojtj...
Një politikan rus ka thënë se përdorimi i "WhatsApp"-i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...