Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adoleshentëve private, duke kufizuar qasjen e të tjerëve në përmbajtjen e këtyre llogarive. Kjo ka qëllim ta bëjë platformën më të sigurt për fëmijët. Vendimi u mor ndërsa ky rrjet social gjendet përball një trysnie në rritje për mënyrën se si media sociale ndikon në jetën e të rinjve.
Duke filluar nga dita e martë në Shtetet e Bashkuara, në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, përdoruesit nën 18 vjeç, të cilët hapin llogari në Instagram, do të vendosen në listën e llogarive kufizuese të adoleshentëve. Ata që tanimë kanë llogari ekzistuese do të kalojnë në atë listë gjatë 60 ditëve të ardhshme. Llogaritë e adoleshentëve në Bashkimin Evropian do të kalojnë në llogari private më vonë gjatë këtij viti.
Meta, pronë e së cilës është dhe Instagrami, pranon se adoleshentët mund të gënjejnë për moshën e tyre dhe thotë se do t'u kërkohet të verifikojnë moshat e tyre në më shumë raste, si dhe do të shohin nëse përpiqen të krijojnë një llogari të re me një ditëlindje të të rrituri. Kompania 'Menlo Park', në Kaliforni tha gjithashtu se po ndërton teknologji që gjen në mënyrë proaktive llogaritë e adoleshentëve që pretendojnë se janë të rritur dhe i vendos automatikisht në llogaritë e kufizuara të adoleshentëve.
Llogaritë e adoleshentëve do të jenë private në mënyrë automatike. Mesazhet private që iu dërgohen këtyre llogarive do të jënë gjithashtu të kufizuara, kështu që adoleshentët mund t'i marrin ato vetëm nga njerëzit të cilët i ndjekin.
“Përmbajtjet e ndjeshme”, si videot e njerëzve duke u përleshur ose ato që promovojnë procedura kozmetike, do të jenë të kufizuara", tha Meta. Adoleshentët do të marrin gjithashtu njoftime nëse e përdorin Instagramin për më shumë se 60 minuta dhe do të aktivizohet një modalitet që çaktivizon njoftimet dhe dërgon përgjigje automatike tek njerëzit që dërgojnë mesazhe nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Ndërsa këto veprime do të aktivizohen për të gjithë adoleshentët, 16 dhe 17-vjeçarët do të mund t'i çaktivizojnë ato. Fëmijët nën 16 vjeç do të kenë nevojë për lejen e prindërve për ta bërë këtë.
“Tri shqetësimet që po dëgjojmë nga prindërit janë se adoleshentët e tyre po shohin përmbajtje që nuk duan të shohin ose se po kontaktohen nga njerëz që nuk duan të kontaktohen ose që po shpenzojnë gjithashtu shumë në aplikacion”, tha Naomi Gleit, drejtuese e produktit në Meta. "Pra, llogaritë e adoleshentëve tani vërtet janë të përqendruara në trajtimin e këtyre tre shqetësimeve."
Njoftimi vjen pasi kompania përballet me padi nga dhjetëra shtete amerikane që e akuzojnë atë për dëmtim të të rinjve dhe kontribut në përkeqësimin e shëndetit mendor të të rinjve duke krijuar me vetëdije dhe qëllimisht funksione në Instagram dhe Facebook që i bën fëmijët të varur në platformat e saj.
Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James tha se njoftimi i Metës ishte “një hap i parë i rëndësishëm, por duhet bërë shumë më tepër për të siguruar që fëmijët tanë të mbrohen nga dëmet e mediave sociale”. Zyra e zonjës James po punon me zyrtarë të tjerë të Nju Jorkut se si të zbatohet një ligj i ri shtetëror që synon të frenojë qasjen e fëmijëve në ato që kritikët i quajnë përmbajtje që krijojnë varësi varura të mediave sociale.
Në të kaluarën, përpjekjet e Metës për të trajtuar sigurinë dhe shëndetin mendor të adoleshentëve në platformat e saj janë përballur me kritika se ndryshimet nuk shkojnë aq larg sa duhet. Për shembull, ndërsa fëmijët do të marrin një njoftim kur të kenë kaluar 60 minuta në aplikacion, ata do të jenë në gjendje ta anashkalojnë atë dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në aplikacion.
Kjo ndryshon vetëm nëse prindërit e fëmijës aktivizojnë modalitetin "mbikëqyrje prindërore", ku prindërit mund të kufizojnë kohën e adoleshentëve në Instagram në një kohë specifike, si p.sh. 15 minuta.
Me ndryshimet e fundit, Meta po u jep prindërve më shumë mundësi për të mbikëqyrur llogaritë e fëmijëve të tyre. Ata nën 16 vjeç do të kenë nevojë për lejen e prindit ose kujdestarit për të ndryshuar masat kufizuese.
Nick Clegg, presidenti i Metës për çështjet globale, tha javën e kaluar se prindërit nuk po përdorin kontrollet prindërore që kompania ka prezantuar vitet e fundit.
Drejtuesja e produktit në Meta Gleit tha se ajo mendon se llogaritë e tanishme të adoleshentëve do të "nxisin prindërit dhe adoleshentët për të vendosur në funksion mbikëqyrjen prindërore".
“Prindërit do të jenë në gjendje të shohin se kush po i dërgon mesazhe adoleshentit të tyre dhe shpresojmë të kenë një bisedë me adoleshentin e tyre”, tha ajo. “Nëse ndodhin ngacmime, prindërit do të kenë qasje të shohin se kë ndjek adoleshenti i tyre, kush e ndjek adoleshentin e tyre, kujt i ka dërguar adoleshenti i tyre mesazh në shtatë ditët e fundit dhe shpresojmë të kenë disa nga këto biseda dhe t'i ndihmojnë ata të kalojnë në këto situata vërtet të vështira në internet.
Zyrtari më i lartë amerikan për shëndetin publik Vivek Murthy, tha vitin e kaluar se kompanitë e teknologjisë presin shumë nga prindërit kur bëhet fjalë për mbajtjen e fëmijëve të sigurt në mediat sociale.
“Ne po u kërkojmë prindërve të menaxhojnë një teknologji që po zhvillohet me shpejtësi, e cila ndryshon rrënjësisht mënyrën se si fëmijët e tyre mendojnë për veten e tyre, si krijojnë miqësi, se si e përjetojnë botën – dhe teknologjinë, meqë ra fjala, që gjeneratat e mëparshme nuk duhej ta menaxhonin kurrë”, tha Murthy në maj 2023./ VOA
Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të...
Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar...
Historia e orës përfshin mijëra vjet zhvillimi teknologjik...
“Rreziku i nëninvestimit është shumë më i madh se rrez...
Gjatë verës së vitit 1956, një grup i vogël por i famshëm ...
Themeluesi i Telegram Pavel Durov nën hetim zyrtar me kush...
Në internetin e fshehur, i njohur si dark web, ndodhin akt...
“Meta” i ka paralajmëruar fushatat e dy kandidatëve për pr...
Liderët e AI nga e gjithë bota do të mblidhen për edicioni...
Viti 2024 është që tani një vit historik. Për herë të ...
Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund t...
Një kompani në Kaliforni po prodhon një material që mund t...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Inteligjenca Artificiale nuk ka të bëjë vetëm me ChatG...
Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë ...
Një pjesë e konsiderueshme e botës u përball të premte...
Kompania “Google”, e cila ka një plan ambicioz kundër ...
Imazhet e krijuara përmes inteligjencës artificiale mu...
Bugatti ka zbuluar modelin e saj të ri, "Bugatti To...
Gjiganti i teknologjisë, Apple, do ta përditësojë aplikaci...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...