Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka larguar apo fshehur disa podkaste në gjuhën ruse që ishin prodhuar nga gazetarë të pavarur.
Agjencia e lajmeve, Mediazona, raportoi më 14 nëntor se episodet e reja të radiostacionit online Ekho Moskvy dhe medias hulumtuese, The Insider, më nuk ishin të qasshme brenda Rusisë. Podkasti i Shërbimit në gjuhën ruse të BBC-së po ashtu duket se është prekur.
Episodet më të vjetra se një javë janë ende të qasshme, raportoi Mediazona, teksa të gjithë përdoruesit jashtë Rusisë ende kanë qasje në të gjitha episodet.
Apple ende nuk ka reaguar për këto raportime. Kjo kompani po ashtu ka larguar apo bllokuar qasjen në disa VPN dhe në disa aplikacione brenda Rusisë. Current Time i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e mediave që janë larguar. Këto largime Apple i bëri pas kërkesës së rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor. Në vitet e fundit, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të vendosur rregulla më të ashpra dhe për të kontrolluar përmbajtjen në internetin në gjuhën ruse, që njihet edhe si RuNet. Platformat sikurse X apo Facebook janë penguar ose ngadalësuar në të kaluarën. Ekspertët besojnë se këto janë teste nga rregullatorët për të filtruar përmbajtjen ose për të ridrejtuar përdoruesit rusë.
Platforma për video, "YouTube", që është në pronësi të Google, gjerësisht nuk është prekur nga rregullatorët. Por, kjo platformë ka pasur një ngadalësim.
Disa zyrtarë ua kanë lënë fajin pajisjeve të vjetruara që gjenden në Rusi, pajisje që Google nuk ka mundur t’i mirëmbajë për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura kundër Moskës.
Të tjerët kanë thënë se “degradimi” është i qëllimshëm dhe ka për synim që të ngadalësojë qasjen në platformë në mënyrë që të zemërojë përdoruesit, në përpjekje që t’i shtyjë ata të përdorin alternativa ruse, që janë më të kontrolluara nga shteti.
Më 14 nëntor, monitoruesit e internetit raportuan se YouTube brenda Rusisë duket se i është rikthyer shpejtësisë normale dhe në të ka qasje të plotë në gjithë Rusinë.
Nuk ishte menjëherë e qartë pse, por Karen Shakhnazarov, regjisor rus që udhëheq një nga kompanitë më të famshme të filmit në Rusi, gjatë një emisioni në një televizion publik tha se e kishte ngritur çështjen e shpejtësisë së YouTube gjatë një takimi që kishte pasur një ditë më herët me presidentin rus, Vladimir Putin.
Putin “më dëgjoi dhe tha se do të shikojë se çfarë po ndodh me këtë çështje”, tha Shakhnazarov.
Përpjekjet e tjera të rregullatorëve për të kontrolluar RutNet përfshijnë instalimin e pajisjeve të sofistikuara për monitorim, presionin e madh ndaj kompanive të mëdha të internetit duke i detyruar që t’i shesin firmat dhe kërkesat ndaj gjigantëve të teknologjisë që në serverët e tyre të kenë qasje rregullatorët./ Rel
Apple po përballet me një pretendim ligjor që e akuzon atë...
Meta është gjobitur me 798 milionë euro për shkelje të lig...
SpaceX i Elon Musk mund të ndryshojë mënyrën tonë të udhët...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Elon Musk, CEO i “Tesla”-s dhe platformës “X” është pë...
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptar...
Në një lëvizje të papritur, Elon Musk ka blerë markën ikon...
Google së fundmi lançoi një funksion të ri që ju lejon të ...
Të hënën filloi në Paris panairi i makinave ku dominuan at...
Google është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohu...
Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacio...
Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka ...
Këtë muaj, Shqipëria nisi zyrtarisht procesin e shtrirjes ...
Shqiptarët do ta kenë internetin 5G në celularët e tyr...
Mercedes-Benz është një markë automobilësh e njohur në bot...
Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare u rrit për...
Sistemet e prodhimit të ushqimit që kombinojnë akuakulturë...
Instagrami po i bën në mënyrë automatike llogaritë e adole...
Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të...
Shteti i Indianës po teston një segment rrugor të ndërtuar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...