web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Vllaznia godet në merkato, firmos zëvendësi i Krymit

12 Qershor 2022, 11:18, Sport CNA

Vllaznia ka zyrtarizuar firmën me mesfushorin Lorik Boshnjaku për dy vite. Ish-kapiteni i Prishtinës bëhet kështu afrimi i parë këtë merkato për shkodranët. 26 vjeçari është një njohje e trajnerit Mirel Josa, teksa e ka pasur lojtarin nën urdhëra te Prishtina. Pas tetë vitesh në klubin e vendlindjes, Boshnjaku provon për herë të parë një eksperiencë në Superligën shqiptare, duke zgjedhur Vllazninë. Largimi i Ardit Krymit te Soligorsk në Bjellorusi e bëri detyrim afrimin e një lojtari me tipare të ngjashme te Vllaznia. Boshnjaku është pjesë edhe e përfaqësueses Dardane.




Lajmet e fundit nga