web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhbllokohet Myrto Uzuni, sulmuesi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në La Liga 

26 Gusht 2023, 21:14, Sport CNA

Atë që s’bëri dot Vedat Muriqi, e bën Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës me 11-metërsh, në duelin ndaj Majorkës së Muriqit, të vlefshëm për javën e tretë të La Ligës. 

Sulmuesi nga Berati realizoi në minutën e 70-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ngriti shifrat në 3-1, duke sjellë qetësinë në kampin e Granadës.  

Ky ishte goli i dytë në La Liga për Uzunin, teksa një e realizoi në sezonin 2021/2022, po me fanellën e Granadës.  





Lajmet e fundit nga