web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia fiton në “frymën e fundit”, Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët pas 4 golave

23 Nëntor 2024, 18:57, Sport CNA

Vllaznia fiton në “frymën e fundit”, Skënderbeu dhe

Vllaznia triumfoi 2-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Shkodranët ishin më kërkues dhe ia do9lën të marrin fitoren në minutat e fundit.

Melos Bajrami zhbllokoi rezultatin në fundin e pjesës së parë, ndërsa Nasr barazoi shifrat në minutën e 67-të, me një supergol.

Në minutën e 90-të, ishte Gruda, i cili pas një kombinimi me Balajn, shënoi golin e fitores për Vllazninë.

Me këtë fitore, shkodranët ngjiten në krye me 25 pikë, në pritje të Partizanit, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 17 pikë.

Nuk prodhoi fitues sfida tjetër, mes Skënderbeut dhe Dinamos, e cila u mbyll në barazim 2-2.

Skuadra kryeqytetase, ishte e para që kaloi në avantazh në minutën e 14-të. Sulmuesi Itodo Mandela, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, ia doli të mposhtë portierin Alia.

Festa ishte e veçantë, me lojtarët e Dinamos, që ia dedikuan 14-vjeçarit të ndarë nga jeta pak ditë më parë, Martin Cani.

Megjithatë vetëm 2 minuta më vonë, Foti Cuçka barazoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Rashica.

Ky i fundit përmbysi rezultatin, për t’i dhënë avantazhin 2-1 korçarëve në minutën e 34-t.

Në fraksionin e dytë, Dinamo barazoi me Vilën në 2-2 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Me këtë barazim, Skënderbeu mban vendin e tetë me 13 pikë, ndërsa Dinamo renditet e treta me 21 pikë.





Lajmet e fundit nga