web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premier League/ Chelsea dhe Arsenal bëjnë detyrën, Wolves merr një fitore të madhe

23 Nëntor 2024, 18:00, Sport CNA
Premier League/ Chelsea dhe Arsenal bëjnë detyrën, Wolves merr
Arsenal

Pasditen e kësaj të shtune u rikthye kampionati i Premier League, i cili kishte rezervuar sfida shumë interesante, në kuadër të javës së 12-të.

Leicester-Chelsea ishte takimi që ngriti siparin e këtij raundi. Sfida e luajtur në “King Power Stadium” ishte shumë e luftuar teksa ishin miqtë ata që festuan në fund, pas fitores 1-2.

Për vendasit shënoi vetëm Ayew, me penallti në minutën e 90+5’, teksa për miqtë rrjetën e gjetën Jackson në minutën e 15’ dhe Fernandez në të 75’.

Pas kësaj jave, Leicester pozicionohet në vend të 16-të me 10 pikë, teksa Chelsea në vend të tretë me 22 pikë.

Arsenal mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Nottingham Forest në “Emirates Stadium”.

Golat për ekipin e Mikel Arteta-s i shënuan Saka në minutën e 15’, Partey në minutën e 52’ dhe Nwaneri në minutën e 86’.

Pas këtij takimi Arsenal renditet momentalisht në vend të katërt me 22 pikë, teksa Nottingham në vend të gjashtë me 19 pikë.

Aston Villa-Crystal Palace u ndanë pikët në barazimin 2-2 këtë të shtunë.

Golat për vendasit u shënuan nga Watkins në minutën e 36’ dhe Barkley në minutën e 77’. Ndërkohë për miqtë realizuan Sarr në minutën e 4’ dhe Devenny në minutën e 45+1’.

Aston Villa renditet pas kësaj sfide momentalisht në vend të shtatë me 19 pikë, teksa Crystal Palace në vend të 18-të me tetë pikë.

Bournemouth-Brighton u mbyll me rezultatin 1-2, me golin që për vendasit e realizoi Brooks në minutën e 90+3’, teksa për miqtë shënuan Joao Pedro në minutën e 4’ dhe Mitoma në minutën e 49.

Pas kësaj përballje Bournemouth renditet në vend të 13-të me 15 pikë, teksa Brighton në vend të pestë me 22 pikë.

Everton-Brentford u ndanë me barazim pa gola në javën e 12-të të Premier League.

Everton renditet aktualisht në vend të 15-të me 11 pikë, teksa Brentford në vend të dhjetë me 17 pikë.

Fulham u mposht në shtëpi me rezultatin 1-4 nga Wolves. Për vendasit shënoi Iwobi në minutën e 20’, teksa për miqtë realizuan Cunha në minutën e 31’ dhe të 87’ , Gomes në minutën e 53’ dhe Guedes 90+6’.

Fulham renditet  momentalisht në vend të nëntë me 18 pikë, teksa Wolves në vend të 17-të me nëntë pikë./CNA





Lajmet e fundit nga