web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Shënon 10 gola në 12 ndeshje, ish-sulmuesi i Kukësit bën “namin” në Slloveni

17 Tetor 2022, 11:36, Sport CNA

VIDEO/ Shënon 10 gola në 12 ndeshje, ish-sulmuesi i Kukësit

Mirlind Daku ndodhet në formë fantastike. Sulmuesi "Dardan" ishte protagonist absolut në fitoren 3-0 të Murës përballë Radomlje në kampionatin slloven të futbollit. 24-vjeçari nga Gjilani, autor i pesë ndeshjeve me përfaqësuesen e Kosovës, tundi rrjetën kundërshtare falë dy realizimeve shumë të bukura.

Në fillim zhbllokoi rezultatin në minutën e tretë, moment ku tregoi gjithë aftësitë e tij si bomber, ndërkohë që 16 minuta përpara fundit vulosi triumfin me “tris” të Murës. Daku kreu një driblim të bukur në zonën kundërshtare, mposhti për të dytën herë portierin e Radomlje dhe nisi festën me shokët e ekipit.

Ish-sulmuesi i Kukësit në Superiore, është ngjitur në kuotën e 10 golave në kampionat në 12 ndeshje të zhvilluara, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve me tre gola më shumë Kotnik (Koper). Sulmuesi potent shpreson të marrë sërish një ftesë nga Kosova.





Lajmet e fundit nga