web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Publikohen pamjet, zbulohet personi që goditi Tedi Carën në Kukësi-Partizani

20 Shtator 2022, 12:59, Sport CNA

VIDEO/ Publikohen pamjet, zbulohet personi që goditi Tedi Carën

Partizani fitoi dje 1-2 me Kukësin në transfertë, për javën e pestë në Superligë. Në minutën e 12 të takimit, sulmuesi i të kuqve, Tedi Cara, kaloi në avantazh "demat". Fill pas golit, kavajasi u drejtua të festonte drejt pankinës së Partizanit.

Në momentin që po i afrohej tribunës, një shishe vërshon drejt tijj dhe e godet sulmuesin në fytyrë, duke i shkaktuar një të çarë të thellë në vetull. Cara ka përfunduar në spital pas sulmit, teksa mori shtatë qepje.

Pas ndeshjes, klubi i Kukësit ka kërkuar që agresori të vendoset para përgjegjësisë. Për këtë ka menduar Partizani, që në përmbledhjen e rasteve ka publikuar edhe momentin e sulmit.

Në pamje duket qartë edhe tifozi që hodhi shishen, duke mos u ndalur me kaq. Agresori është afruar më tej pranë fushës, duke ofenduar dhe kërcënuar lojtarët dhe stafin e kuq.

Momenti i goditjes te minuta 1:01





Lajmet e fundit nga