web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendim i papritur, Juventusi dënon Pol Pogbanë

9 Mars 2023, 15:10, Sport CNA

Juventusi do të luajë sot kundër Fraiburgut, ndeshje e vlefshme për Europa League. Pol Pogba ka mbetur jashtë kësaj sfide. Lajmi bëhet me dije nga “Daily Mail” që raporton se francezi nuk do të jetë i gatshëm për shkaqe disiplinore.

Stafi teknik e ka lënë jashtë 18-shes dhe në këtë mënyrë ai duhet ta shohë nga shtëpia. Mësohet se ylli francez është paraqitur me vonesë në stërvitje dhe kësisoj stafi teknik ka zgjedhur ta lërë jashtë.

Një aventurë e dytë kjo për Pogbanë që duket se nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai është aktivizuar vetëm në 35 në këtë edicion futbollistik.





Lajmet e fundit nga