web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmuesi merr pasaportën shqiptare, do të luajë për Kombëtaren kuqezi

23 Qershor 2023, 19:22, Sport CNA

Sulmuesi merr pasaportën shqiptare, do të luajë për

Sulmuesi Mirlind Daku është pajisur me pasaportë shqiptare. Në rrjetet sociale është publikuar vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin, i cili ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi.

“Dhënien e shtetësisë shqiptare shtetasit të mëposhtëm: Mirlind Fehmi Daku. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shkruhet në dekretin e firmosur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Vendimi i Dakut për t’u pajisur me pasaportën e Shqipërisë vjen pasi nuk mori ftesën nga Alain Giresse për ndeshjet e muajit qershor ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Përveç Dakut, me pasaportë shqiptare pritet të bëhet edhe lojtari i Antwerpit, Arbnor Muja.

Sulmuesi merr pasaportën shqiptare, do të luajë për





Lajmet e fundit nga