web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dikur i bënte reklamë FIFA, shikoni si ka degraduar stadiumi në Shqipëri

23 Qershor 2023, 15:28, Sport CNA

Dikur i bënte reklamë FIFA, shikoni si ka degraduar stadiumi në

Vetëm disa vite më parë, FIFA në rrjetet sociale shpërndante me mahnitje pamjen e stadiumit “Kastrioti” në Krujë. “Çfarë vendi i pabesueshëm për të luajtur futboll! Stadiumi 'Kastrioti' në Krujë, Shqipëri”, shkruante organizata që drejton futbollin botëror në një postim në rrjetet sociale në vitin 2016.

Por që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra dhe stadiumi i qytetit të Krujës është lënë në mjerim. Në sezonin e fundit, ekipi krutan ndodhej në Kategorinë Superiore, por pa mundur dot të mbijetojë. Gjashtë vite ka ky ekip që i ka zhvilluar ndeshjet jashtë qytetit të tij, ndërsa tifozëria krutane nuk e kanë ndjekur ekipin e tyre.

Sikurse shikohet edhe nga pamjet, tapeti i fushës është dëmtuar totalisht, lloje të ndryshme kafshësh shihen cdo ditë rreth impiantit sportiv. Ndërsa të dëmtuara janë dhe ambientet e tjera dhe shkallët e këtij stadiumi.

Nga Bashkia e Krujës thonë se investimi në rikonstruksion i përket Federatës Shqiptare të Futbollit, por deri më tani asgjë nuk është bërë.





Lajmet e fundit nga