Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet intensive në SportCentrum Kaiserau për ndeshjen e fundit dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, doli këtë të premte në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Futbollisti kuqezi tha se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kombëtaren dhe theksoi se ndaj Spanjës ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore.
Europiani i Arbër Hoxhës? – Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin për Kombëtaren. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë. Me Kroacinë u futëm ndryshe në fushë, shënuam gol pastaj pësuam dy, por ne nuk u dorëzuam dhe realizuam sërish dhe barazuam. E kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të fokusuar vetëm te Spanja. Besoj që do të arrijmë fitoren.
Me cilën skuadër je tifoz dhe si e shikon Spanjën? – Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren. Shpresoj që të kualifikohemi. Na duhet vetëm fitorja për të kaluar më tej.
Ndeshja me Spanjën, sa gjasa kemi të fitojmë? – Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon.
Pate impakt pozitiv sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë – Tifozët në stadium janë shtysë e madhe dhe secili lojtar kishte motiv shtesë. Synimi ishte të ndihmoja shokët e ekipit. Arritëm të shënonim golin e dytë dhe patëm mundësi të shënonim edhe të tretin.
Keni folur me shokët e skuadrës pas ndeshjes? – Po normal. Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic. Fola me ta pas ndeshjes dhe më uruan për paraqitjen time të mirë.
A mendoni se do të keni përballë skuadrën që luan futbollin më të bukur në botë? – Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë sfidë të rëndësishme.
Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit, e mbani mend? – E mbaj mend shumë mirë. Ishte një ndeshje shumë e bukur ndaj Betisit dhe ne u kualifikuam në raundin tjetër.
Kush është lojtari më i mirë i Spanjës? – Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë.
A je gati për një vend titullar ndaj Spanjës? – Sa i përket formacionit titullar e vendos trajneri, por sado minuta të marr, do të bëj maksimumin.
Çfarë duhet të bëjmë ndaj Spanjës për të marrë një rezultat pozitiv? – Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% maksimumin. Spanja është një ekipi që luan me topin dhe e posedon shumë mirë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë. Nga ndeshja në ndeshje ne jemi paraqitur më mirë. Besoj që në ndeshjen me Kroacinë kemi luajtur më mirë se me Italinë. Kemi sulmuar dhe krijuar më shumë.
E mendoje një rritje kaq të madhe në një periudhë të shkurtër?- Në janar jam transferuar te Dinamo dhe kam pasur progres nga dita në ditë, kam pasur rritje. Në mars erdha në Kombëtare dhe për mua ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Europiani është qershia mbi tortë.
Transferim në një ekip më të madh? – Nuk është se e kam menduar shumë këtë pjesë. Kam vetëm 6 muaj që jam te Dinamo Zagreb dhe jam i fokusuar aty. Tani kemi ndeshjet play-off për Champions League. 1 ndeshje na dërgon në grupet e Champions League, gjithashtu kemi të siguruar Europa League. Momentalisht jam i fokusuar te klubi ku jam dhe në Kombëtare. Dua të vazhdojë kështu.
Rezultati kundër Spanjës? – Dua vetëm tre pikët, nuk ka rëndësi rezultati. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë.
Trajneri i Spanjës, Luis de La Fuente, zbuloi se në ndeshj...
Jasir Asani pritet të vazhdojë karrierën në La Ligën spanj...
Argjentina e nisi me fitore, rrugëtimin e saj në Kupën e A...
Spanja triumfoi minimalisht ndaj Italisë, në ndeshjen e dy...
Ish-futbollisti italian, Roberto Baggio, ka kaluar orë tme...
Spanja mposhti Italinë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vl...
UEFA ka nisur një hetim ndaj Shqipërisë, pas ndeshjes me K...
Spanja po luan ndaj Italisë, në sfidën e dytë të Grupit B....
Kjo e enjte rezervon një finale të parakohshme në Europian...
Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Danimarkës,...
Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar nd...
Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, ka mbetur i mah...
Sllovenisë i iku fitorja e parë në Europian nga duart, vet...
Pas barazimit me Kroacinë, te Shqipëria nuk ka kohë për të...
Ylber Ramadani mund të nisë një aventurë të re pas Europia...
Kjo e enjte rezervon një finale të parakohshme në Europian...
Federata Serbe e Futbollit kërkon dënime për Shqipërinë dh...
Ndonëse vitet kalojnë, Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë ven...
Vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, T...
Vangjel Zguro është lojtari i ri i Partizanit. Mbrojtësi i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...