web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i Korabit: Na ndodh vetëm me Dinamon që të ndëshkohemi me karton të kuq

3 Prill 2023, 17:29, Sport CNA

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe foli pas humbjes me Dinamon. Ai u shpreh i mërzitur për rezultatin, por tepër i kënaqur me lojën e ekipit të tij.

“Më vjen keq që përfundoi ndeshja kështu, kam rezerva për golin, kartonin e kuq dhe kartonët e verdhë, jam shumë i kënaqur me performancën e lojtarëve në fushë. Na ndodh vetëm me Dinamon që të dalim me të kuq, fati nuk ishte me ne. Duhet të pranojmë rezultatin.

Për vetë rrjedhjen e ngjarjeve, ne nuk kishim çfarë të ruanim rezultatin, luajtëm gjithçka për gjithçka. Duhet një këndvështrim më i pastër për golin. Ne kemi qenë gjatë kësaj faze me dëmtime, të rikthyerit u përgjighën shumë mirë. Prisja më shumë, po nuk shënove do të pësosh”, u shpreh ai për “Oversport”.





Lajmet e fundit nga