web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Te Juventus-i presin David-in, por shfaqen pengesat

27 Qershor 2025, 15:57, Sport CNA

Te Juventus-i presin David-in, por shfaqen pengesat

Juventus-i ka vendosur prioritetet për merkaton e verës, me objektivin kryesor që mbetet sulmuesi kanadez Jonathan David. Klubi ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, i cili do të jetë i lirë më 30 qershor pas përfundimit të kontratës me Lille.

Bisedimet për bonusin e firmës dhe komisionet për agjentët janë ende në zhvillim, me kërkesën fillestare prej 15 milionë eurosh që konsiderohet e lartë nga drejtuesit bardhezi. Për David është parashikuar një kontratë 3 ose 4-vjeçare me pagë 6 milionë euro plus 2 milionë bonus vjetor.

Juventus po përpiqet të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt, ndoshta para datës 3 korrik, duke pasur parasysh afatet e transferimeve në Kupën e Botës për Klube.

Situata mund të ndërlikohet nga refuzimi i Timothy Weah për t’u transferuar te Nottingham Forest, një lëvizje që do të ndihmonte në financimin e operacionit për David.





Lajmet e fundit nga