web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spektakël i garantuar, sot luhet gjysmëfinalja e parë në Champions

29 Prill 2025, 11:33, Sport CNA

Spektakël i garantuar, sot luhet gjysmëfinalja e parë në

Arsenali dhe Paris Saint Germain do të përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League, në një përballje që do t’u japë njërës prej tyre mundësinë për të siguruar një arritje historike, pasi asnjëra nuk e ka fituar ndonjëherë këtë kompeticion.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ku Arsenali do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në finale.

“Topçinjtë” nuk kanë arritur të shkojnë në finalen e Champions-it që nga viti 2006, por duke pasur parasysh paraqitjen mbresëlënëse në çerekfinale kundër Real Madridit, ku fituan me rezultatin e përgjithshëm 5-1, skuadra e drejtuar nga MikelArteta duket e motivuar.

Një prej këtyre fitoreve ishte ajo e tetorit të kaluar, kur Arsenali mposhti PSG-në 2-0 në fazën e grupeve.

Në krahun tjetër, ekipi parisien vjen në këtë përballje pas sigurimit të titullit kampion në Francë. Megjithatë, qëllimi kryesor i PSG-së mbetet triumfi në Champions, një trofe që klubi ende nuk ka arritur ta fitojë që prej marrjes nën kontroll nga pronarët aktualë.

Ndeshja mes Arsenalit dhe PSG-së në Londër, do të luhet mbrëmjen e kësaj të marte, duke nisur nga ora 21:00.

 





Lajmet e fundit nga