web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Serie A/ Napoli nis "arratinë", Atalanta zhgënjim

28 Prill 2025, 15:38, Sport CNA

Situata në Serie A/ Napoli nis "arratinë", Atalanta

Pas humbjes së Inter-it, Napoli nuk ka gabuar dhe ka nisur arratinë në krye të renditjes. Të kaltrit e Antonio Conte-s fituan 2-0 në shtëpi ndaj Torino-s, në një ndeshje delikate.

Napolitanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 7 minutave lojë. McTominay shfrytëzoi në maksimum një top në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë.

4 minuta më vonë, vendasit ishin me fat, pasi Lineti shpërdoroi një mundësi ideale për të barazuar shifrat.

McTominay u konfirmua si heroi i momentit, duke shënuar edhe golin e dytë në minutën e 41-të, për t’i dhënë qetësinë skuadrës së Contes.

Napoli dominoi edhe pjesën e dytë, ndërsa u ndal nga tranversa, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë sukses, Napoli merr kryesimin e renditjes i vetëm dhe katër javë nga fundi, e dërgon në 3 pikë diferencën me vendin e dytë, që mbahet nga Interi.

Në sfidën tjetër, Atalanta barazoi 1-1 ndaj Lecce-s në shtëpi, në një përballje të vuajtur për bergamaskët.

Miqtë ishin më kërkues nga fillimi, duke iu afruar golit në disa raste. Dominimi i Lecce-s u shpërblye në minutën e 29, kur Karlson ktheu në gol një penallti të fituar për prekje me dorë në zonë.

Reagimi i Atalanta-s ishte i vakët dhe rezultati nuk ndryshoi për pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, një tjetër penallti, këtë herë për vendasit, e shënuar nga Retegui, barazoi shifrat.

Sulmuesi italian ishte i pafat pak minuta pas golit, kur pa gjuajtjen e tij me kokë, të ndalej nga shtylla.

Ky barazim e mban Atalantën në vendin e tretë me 65 pikë, ndërsa Lecce renditet në vendin e 17-të me 27 pikë.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga