web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu nuk ndalet më, festë me 4 gola në Korçë përballë Burrelit. Shkëlqen i shumëprituri Temitope

8 Tetor 2022, 19:09, Sport CNA

Skënderbeu duket se ka gjetur formulën e duhur dhe ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionatin e Kategorisë së Parë duke fituar sot në Korçë përballë Burrelit.

Kthimi i Temitope në rreshtimin e korçarëve i ka dhënë një armë më shumë në dispozicion trajnerit Memelli dhe sulmuesi nigerian ka shpërblyer besimin që i është dhënë duke tundur më në fund rrjetën në kampionat.

Ai e ka bërë këtë tri herë në këtë sfidë, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm e duke bërë të pavlefshëm golin e De Oliveirës për miqtë. Në fund ishte Pusi ai i cili tundi rrjetën duke vulosur suksesin 4-1 që largon përfundimisht Skënderbeun nga grupi i skuadrave në zonën e ftohtë dhe e bashkon me atë të ekipeve që kanë pretendime për ngjitjen në elitë.

Skënderbeu 4-1 Burreli
35′, 45′, 50′ Abdul Temitope, 89′ Pusi/ 44′ De Oliveira

SKËNDERBEU: Ruci, Zguro, Rapa, Prençi, Beci, Frashëri, Alli, Pecani, Liço, Temitope, Pusi.

BURRELI:  Dani, Hasa, Dedgjonaj, Kastrati, Koleci, Kurbneshi, Vagner, De Olivera, Osikel, Kryemadhi.





Lajmet e fundit nga