web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Silvinjo: Miqësoret, të rëndësishme për listën e Europianit

16 Mars 2024, 11:35, Sport CNA

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, deklaroi se miqësoret do të jenë të rëndësishme për listën që do të bëhet për Europianin.

Në konferencën për shtyp, para dy miqësoreve me Kilin dhe Suedinë, Silvinjo tha se vuajtjet për përzgjedhjet do të fillojnë nga muaji maj.

"Miqësore vendimtare për listën e Europianit? Miqësoret do të jenë të rëndësishme, nuk di të them nëse do jenë vendimtare për listën e Europianit, por shumë e rëndësishme. Unë dhe stafi nuk mund të harrojmë rrugëtimin, por do të jetë e rëndësishme. Të gjithë marrin 25-26, ndokush 27 lojtarë, ky është momenti të provosh diçka, të shohësh lojtarë. Vendimtare nuk di të them, por e rëndësishme po.

Unë mendoj se vuajtjet për listën janë nga maji, sot nuk mendoj aspak këtë pikë. E vërtetë që kemi bërë një rrugëtim dhe kemi dy ndeshje, duhet vlerësuar gjithçka. Në këtë moment jemi të përqendruar te këto ndeshje. Pastaj kur të nisë prilli, në zyrë, rishihet gjithçka, që nga ndeshja e Polonisë në Varshavë dhe vlerësohet. Aty po, si ish-lojtar e di që është e vështire, por tani nuk e mendoj aspak. Tani jam i përqendruar te ndeshjet dhe te vëzhgimi. Unë nesër do jem i pari në fushë, që në mesditë, se është puna jonë, duhet të rritim nivelin e lojës në çdo aspekt, në fazën e mbajtjes së topit dhe jo, në goditje standarde, se do të shkojmë të luajmë në një futboll të nivelit shumë të lartë. Zgjedhja është e vështirë, por t’ia lëmë këtë muajit maj.", deklaroi Silvinjo. 





Lajmet e fundit nga