VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Në vitin 2018, Idriz Batha arriti akordin me AEL Larisën, duke nënshkruar dhe një kontratë me skuadrën greke, megjithatë marrëveshja u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga skuadra helene. Arsyeja? Një foto e publikuar nga ish-kapiteni i Tiranës në rrjetet sociale me simbolin e shqiponjës u interpretua si një simbolikë që tregon Shqipërinë e madhe.
Batha zbatoi rregullat, e paditi skuadrën e AEL Larisa dhe FIFA i dha të drejtë lojtarit dhe klubi duhet t’i paguante 181 mijë euro, sipas asaj që parashikonte kontrata. Vendimi u konfirmua dhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) në datën 18 maj të vitit 2018.
Megjithatë, pavarësisht vendimit, AEL Larisa nuk është treguar korrekte me pagesat dhe në datën 17 dhjetor të vitit të shkuar, mesfushori i cili është pjesë e UTA Arad në Rumani, ka paditur sërish klubin grek, duke pretenduar për afro 81 mijë euro, për shkak se shuma e parashikuar në vendimin e parë nuk kishte kaluar sipas pikave që ishin parashikuar në vendim.
Çështja shkoi sërish në favor të të Bathës, i cili në datën 6 prill fitoi përsëri në FIFA, me klubin grek që ishte i detyruar që të shlyente pjesën e mbetur të detyrimeve, por dhe gjobën për mos respektimin e vendimit të parë.
“SuperSport” mëson se AEL LArisa ka shlyer vetëm gjysmën e shumës, ndërsa nuk ka respektuar vendimin e FIFA-s, çka i ka sjellë dhe bllokimin e merkatos, pikërisht për këtë çështje. Sipas verifikimeve, deri në këtë moment skuadra greke nuk ka mundur që të federojë asnjë lojtar në skuadër, ndërsa ky dënim mund t’i hiqet në momentin që do të shlyejë plotësisht detyrimet.
Sipas dokumentit zyrtar, klubi i AEL Larisa duhet t’i paguajë 80,138 euro plus 10% interes, nga të cilat 55,138 euro si detyrim i pashlyer plus 10% interes, ndërsa 25.000 euro si gjobë kontraktuale.
Asokohe drejtori teknik i AEL Larisës, Sotiris Markos njoftoi ndërprerjen e kontratës duke u shprehur: “Arsyeja pse u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë (shqiponjën) simbolin e Shqipërisë së Madhe. Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer’, por me asnjëherë nuk do e mendonte se ajo foto me shqiponjë do u kushtonte një thes me para, me Bathën që nuk e veshi asnjëherë fanellën e AEL Larisa.
Robert Levandovski është rikthyer edhe një herë në Mynih. Jo...
Liga e Kampionëve ka hyrë në fazën finale të “play off”-it, ...
Arbnor Muja do të jetë sot në Belgjikë, për të kryer testet ...
Palermo do të luajë sezonin e ardhshëm në Serinë B, me synim...
Një tjetër gjyq i humbur në FIFA nga Tirana, këtë herë me su...
Skënderbeu dhe Berisha kanë nisur tashmë një “luftë ne...
Roma duket se ka në plan për të hyrë fuqishëm në garën...
Laçi është i destinuar t’i nënshtrohet një revolucioni të ...
Barcelona kërkon të shesë dhe me shpejtësi madje, pas ...
Gjermania ndryshon. Jo ambiciet për t’u kthyer përsëri...
Modelja e njohur e “Playboy”, Daniela Çavez, ëndërron që të ...
Georginio Vijnaldum, mund të quhet si lojtari më i ri i Romë...
Kalidou Koulibaly u largua nga Napoli pas tetë sezonesh për ...
Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet intensive në Pogradec...
Armando Broja ka filluar stërvitjet e plota me skuadrën e Çe...
Tashmë është zyrtare, Como ka nënshkruar me mesfushorin span...
Gentian Muça është trajneri i ri i skuadrës U-21 të moshave....
Mançester Siti i Pep Guardiolës po vazhdon nga puna në mër...
Tekniku i Milanit, Stefano Pioli, ka rrëfyer emocionet...
Juventusi duket se nuk do të ndalet në merkato, ku pas...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...