Europa League/ Triumf minimal Feyenoord ndaj Romës, italianët gabojnë nga penalltia
Feyenoord fitoi ndeshjen e parë ndaj Romës në Holandë, të vl...
Pesëmbëdhjetë ndeshje dhe tre gola me Kombëtaren shqiptare, Valdet Rama ende po vazhdon që të japë kontributin e tij në skuadrën e Vupertalerit në Kategorinë e Katërt gjermane. Tashmë në moshën 35-vjeçare, mesfushori i krahut, i cili me inkursionet e tij dhe driblimet bëri që shumë prej tifozëve kuqezi të kishin një simpati për të si futbollist.
Rama ka përvojë në disa liga në Europë, nga Gjermania në Suedi, Spanjë dhe Kinë, po ashtu edhe në Shqipëri me Kukësin, ku fitoi edhe një Kupë të Shqipërisë. Në një intervistë për “tribalfootball”, ai tregon disa nga momentet e karrierës së tij, trajnerët me të cilët ka punuar, si edhe një opinion për Silvinjon, brazilianin që ka ardhur në krye të Shqipërisë.
“Për mua kanë qenë përvoja shumë të mira, sepse kam luajtur në vende të ndryshme, si në Gjermani, Suedi, Spanjë, sërish në Gjermani dhe në Kinë. Mendoj se çdo përvojë ka qenë e denjë, sepse në çdo vend për shkak të ideve të ndryshme që njerëzit kanë në lidhje me futbollin mund të mësosh gjëra të reja. Jam shumë i kënaqur me të gjitha skuadrat për të cilat kam luajtur, shumica ishin eksperienca të mira. Por sigurisht që disa prej tyre nuk ishin aq të mira për faktin se familja ime ishte larg”, thotë fillimisht ai.
Rama bëri histori në Spanjë kur u transferua nga Orebro në Suedi te Real Vajadolidi në vitin 2013. Ai u bë lojtari i parë shqiptar që luajti në La Liga, përpara se të bëhej edhe i pari që shënoi gol në elitën e futbollit spanjoll.”Po, për mua është shumë e veçantë dhe jam i nderuar që jam lojtari i parë shqiptar që kam luajtur në Spanjë, në La Liga, dhe kam shënuar gol atje”, shprehet Rama. “Të them të drejtën nuk e dija këtë, por gjatë përvojës sime atje e mësova këtë detaj dhe është diçka që do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën time”.
Rama kaloi dy sezone në Spanjë, ku gjatë kësaj kohe e pati rastin që të përballej edhe me Barcelonën, kur në ekip ishte edhe Lionel Mesi, e cila është diçka që lojtari i lindur në Mitrovicë nuk do ta harrojë kurrë. “Si kundërshtarin më të vështirë me të cilin kam luajtur do të zgjidhja Lionel Mesin. Kur ai kishte topin ishte tjetër gjë, një tjetër lloj futbolli. Sa herë që ai kishte topin bënte diferencën, krijonte diçka. Për mua ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, thotë Valdeti.
“Kam pasur mundësinë të stërvitem nga trajnerë shumë të mirë në Gjermani dhe disa trajnerë të njohur. Unë pata mundësinë të luaja nën urdhrat e Feliks Magatit. Por nëse do të më duhej të zgjidhja një të preferuar, ai do të ishte Thorsten Fink në Ingolshtadi, pasi më ndihmoi shumë dhe prej aty filloi gjithçka për mua në karrierën profesionale”.
Familja e tij iku nga Kosova në Gjermani kur ai ishte nëntë vjeç dhe në kohën kur ai luante në Spanjë, mori një telefonatë nga trajneri i atëhershëm i Shqipërisë, Xhani de Biazi. Rama shprehet se De Biazi i ka bërë realitet ëndrrat e tij. “Mësova shumë prej tij. Ai bëri ëndrrat e mia realitet”.
Një dekadë më pas, Kombëtarja shqiptare për herë të parë ka zgjedhur një brazilian në stol, dhe për këtë 35- vjeçari jep mendimin e tij për Silvinjon. “Unë me të vërtetë shpresoj se mund të kualifikohemi në “Euro 2024”. Unë jam optimist për këtë, sepse kur vjen një trajner i ri ndryshon atmosferën e ekipit”, përfundon Valdet Rama.
Feyenoord fitoi ndeshjen e parë ndaj Romës në Holandë, të vl...
Mbrojtësi i ri italian Destiny Udogie, futbollist i Udinese,...
Ndeshjen e San Siros mes Milanit dhe Napolit e kanë ndjeku...
Skënderbeu është pranë rikthimit në Superiore. Aktualisht ...
Festat e mëdha dhe të zhurmshme janë një nga argëtimet më të...
Pas humbjes në Champions League me Milanin, vijnë lajme të m...
Sulmuesi i Partizanit, Remzifaik Selmani i është nënshtrua...
Alessandro Del Piero flet për herë të parë rreth mundësisë s...
Mike Maignan vazhdon të ndihmojë Milanin me pritjet e tij fa...
Kristof Galtie është kthyer brenda pak orësh në një nga pers...
Një lajm i keq ka mbërritur ditën e djeshme në ekipin e kuq....
Bartosh Salamon ishte një nga lojtarët që shkëlqeu në përbal...
Në kampionatet amatore në Itali e marrin shumë seriozisht. P...
Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet për javën që l...
Sipas të dhënave zyrtare, mbrëmë ndeshjen e "San Siro"-s m...
Sadio Mane dhe Leroi Sane nuk i mbajtën nervat në përfundim ...
Partizani do të luajë të dielën kundër Laçit, ndeshje e vl...
Luciano Spalleti nuk arrin ta përtypë gjykimin e ndeshjes së...
Skënderbeu kërkon të mbajë vendin e parë në kampionat deri...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e sportit itali...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...