web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk e ka në flamur/ Pse Gjermania vesh fanellat me ngjyrë të bardhë?

28 Nëntor 2022, 15:14, Sport CNA

A keni menduar ndonjëherë pse Gjermania vesh fanellat me ngjyrë të bardhë, pavarësisht se ajo nuk është një ngjyrë në flamurin e vendit të tyre?

Ndryshe nga Anglia, Belgjika, Holanda, SHBA, Kameruni dhe shumë të tjera, fanellat e Gjermanisë nuk kanë asnjë lidhje me flamurin e vendit të tyre.

Vendi europian përdor një flamur trengjyrësh të kuq, të zezë dhe të verdhë, por ata nuk luajnë në asnjë nga ato ngjyra, përkundrazi zgjedhin të bardhën.

Kjo është për shkak të ngjyrës së flamurit prusian, shteti që shtrihej nga kufiri modern i Rusisë deri në kufirin e Francës në perëndim.

Zona e njohur si perandoria gjermane kishte një flamur të bardhë, fillimisht me një kryq në mes, i zëvendësuar më vonë nga shqiponja e zezë, e cila ende zbukuron stemën e ekipit të tyre.

Kur ekipi gjerman i futbollit u krijua në vitin 1899, ata vendosën të adoptojnë ngjyrat prusiane, duke i mbajtur ato edhe pasi Mbretëria e Prusisë përfundoi gati dy dekada më vonë. 





Lajmet e fundit nga