web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Premier League/ Arsenali “ngec” përballe Brojës, hap fals nga Liverpool

14 Dhjetor 2024, 18:39, Sport CNA

Premier League/ Arsenali “ngec” përballe Brojës, hap fals

Graa për titull në Premier League, vazhdon të bëhet edhe më e fortë. Liverpool u ndal në shtëpi në barazim 2-2 nga Fulham.

Një ndeshje e vështirë për të kuqtë e Arne Slot, që duhet thënë se nga pjesa e parë luajtën me 10 lojtarë, pasi Robertson u ndëshkua me të kuq.

Me këtë barazim, Liverpool mbetet në krye me 36 pikë, i ndjekur nga Chelsea me 31 pikë. Hap fals regjistroi edhe Arsenali që u ndal në barazim pa gola nga Everton.

Në këtë takim, kishte minuta edhe për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 66-të për Everton.

Arsenali mban vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e 15-të me 15 pikë. Në ndeshjet e tjera Neëcastle triumfoi 4-0 ndaj Leicester, ndërsa Ipsëich mposhti 1-2 Ëolves-in.





Lajmet e fundit nga