web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Klubi kryeqytetas merr lajmin e mirë, FSHF publikon pamjet e fushës së re

14 Dhjetor 2024, 14:28, Sport CNA

Klubi kryeqytetas merr lajmin e mirë, FSHF publikon pamjet e fushës

Në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, Federata e Futbollit ka mbyllur me sukses investimin e radhës në kompleksin e klubit Dinamo City.

Punimet për fushën me bar artificial kanë përfunduar dhe kjo është fusha e dytë që FSHF ka ndërtuar në këtë kompleks.

Tashmë, fusha është e aksesueshme dhe në të stërviten dhe luajnë të gjitha grupmoshat e Dinamo City.

Investimet e FSHF në ndërtimin e fushave nuk ndalen, ndërsa po punohet me ritme të shpejta edhe në disa stadiume, në kuadër të Kampionatit Europian U-17 2025, që do të organizohet në vendin tonë nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n.

Për më shumë shfletoni galerinë e fotove:





Lajmet e fundit nga