web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prapaskenat/ Lojtarët e Italisë kërkuan premio për kualifikimin në Botëror

4 Prill 2026, 20:03, Sport CNA

Prapaskenat/ Lojtarët e Italisë kërkuan premio për

Eliminimi i Italisë nga “playoff”-i i Kupës së Botës erdhi pas humbjes me penallti ndaj Bosnje Hercegovinës.

Para ndeshjes vendimtare, 28 lojtarë kërkuan një bonus rreth 300 mijë euro në rast kualifikimi për Botërorin.

Kjo kërkesë shkaktoi pakënaqësi te stafi teknik dhe ndërhyrjen e trajnerit Gennaro Gattuso. Ai kërkoi që skuadra të fokusohej vetëm te ndeshja dhe jo te shpërblimet.

Situata ndikoi në atmosferën e ekipit, e cila u rëndua edhe më shumë pas eliminimit. Pas ndeshjes, vetëm Leonardo Spinazzola foli për mediat.

Në ditët në vijim, disa lojtarë kërkuan vazhdimësinë e Gattuso-s në stol. Megjithatë, trajneri dha dorëheqjen pas largimeve të Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon nga rolet drejtuese.





Lajmet e fundit nga