web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Panik te Bayern Munich, titullari rrezikon sfidën me Interin

24 Mars 2025, 19:53, Sport CNA

Panik te Bayern Munich, titullari rrezikon sfidën me Interin

Bayern Munich përballet me një problem të madh përpara sfidës së parë kundër Interit në çerekfinalen e Champions League. Kapiteni, Manuel Neuer, është dëmtuar sërish dhe rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e 8 prillit.

Edhe pse brenda klubit ka ende shpresë për një rikuperim të shpejtë, situata e tij mbetet e pasigurt dhe shqetësuese për stafin teknik të bavarezëve.

Problemet fizike për Neuer nuk janë diçka e re këtë sezon. Mediat gjermane dhe vetë klubi i Bayern kanë konfirmuar se ai vuan nga një dëmtim në muskujt e pulpës, një problem që e ka shqetësuar që prej fazës së 1/8-tave të Champions-it. Ironikisht, ky dëmtim nuk ndodhi gjatë lojës, por teksa po festonte një gol kundër Bayer Leverkusenit.

Pas disa javësh trajtim dhe stërvitjeje të personalizuar, Neuer u rikthye në fushë të mërkurën në mbrëmje për tu stërvitur me topin, duke rritur optimizmin për një rikthim të afërt. Megjithatë, pas vetëm 30 minutash stërvitje me trajnerët e portierëve, ai ndjeu shqetësime dhe u detyrua të ndalonte.





Lajmet e fundit nga