web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisje “horror”, lojtarët e mëdhenj që mbyllën sezonin para kohe

8 Tetor 2024, 08:18, Sport CNA
Nisje “horror”, lojtarët e mëdhenj që mbyllën
Elita e futbollit europian, burimi: "CBS Sports"

Nisja e këtij sezoni futbollistik ka rezultuar fatal për disa nga emrat e mëdhenj të futbollit europian.

Për të nisur me kampionatin italian, mbrojtësi i Milan-it, Alessandro Florenzi nuk do mund të zbresë më në fushën e lojës përpara mbylljes së edicionit 2024-2025.

Florenzi u dëmtua në miqësoren mes Manchester City-t dhe Milan-it në verë dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në fushën e lojës.

Ndërkohë, po në Serie A, Torino do të vuajë mungesën e Duvan Zapata-s këtë sezon.

Sulmuesi i Torino-s u dëmtua në takimin e javës së fundit, ndaj Inter-it në transfertë dhe la fushën e lojës në minutën e 84’, duke dalë me barelë.

Teksa te Juventus-i do vuajnë mungesën e Bremer-it, me brazilianin që u dëmtua në ndeshjen e Champions league ndaj RB Leipzig, duke lënë fushën e lojës në minutën e 6’.

Ndërkohë në Premier League, te Manchester City për këtë sezon do duhet të bëjnë pa Rodri-n. Mesfushori spanjoll u dëmtua në javën e pestë të kampionatit anglez, me City-n që ndeshej me Arsenal-in.

Rodri u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 21’, për të mësuar më pas që kishte mbyllur sezonin.

Teksa në Spanjë, dy rivalët e përjetshëm Barcelona dhe Real Madrid kanë pësuar nga një humbje të madhe.

Te katalanasit do duhet që këtë sezon të bëjnë pa portierin Marc Andre ter Stegen, ndërsa të madrilenët do të vuajnë mungesën e Dani Carvajal./CNA

 





Lajmet e fundit nga