web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gati shkarkimi i Ten Hag, Manchester United zgjedh trajnerin e ri

7 Tetor 2024, 16:54, Sport CNA

Gati shkarkimi i Ten Hag, Manchester United zgjedh trajnerin e ri

Erik Ten Hag duket gjithnjë dhe më larg Manchester United. Dy barazimet e fundit, ndaj Portos në Europa League dhe ndaj Aston Villas në kampionat, kanë “lëkundur” ndjeshëm stolin e teknikut holandez.

Ten Hag pritet të shkarkohet në ditët e ardhshme dhe drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna, për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Anglezët kanë një të preferuar. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, i cili kryeson listën. Madje krerët e klubit kanë nisur bisedimet mes tyre për të gjetur një marrëveshje për të marrë në dorë “frenat” e skuadrës. Nëse palët bien dakord mes tyre Tuchel do të rikthehej në Premier league, teksa në të kaluarën ka drejtuar Chelsea.





Lajmet e fundit nga