web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Newcastle bën pazar te Interi, i ofron 60 milionë euro për super yllin

14 Qershor 2023, 21:03, Sport CNA

Skuadra e Premierligës, Newcastle United raportohet se po bën presion të madh për të mbyllur marrëveshjen me Interin për shërbimet e italianit Nicolo Barella.

Gazeta angleze “The Telegraph” pretendon se Newcastle, e cila është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga 2003-04, ka lënë mënjanë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të transferimeve të verës për dy mesfushorë të rinj.

Sipas tyre, një marrëveshje konsiderohet të jetë e arritshme dhe se bisedimet intensive janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit.

Gazeta angleze shkruan se një transferim i mundshëm do të kushtojë diku rreth 60 milionë euro.

Nëse Newcastle do të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje për Barella-n, është pohuar gjithashtu se ai do të bëhej menjëherë lojtari më i paguar në klub.





Lajmet e fundit nga