web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në merkato, Tirana humbet 1.8 milionë euro

16 Shkurt 2023, 15:01, Sport CNA

Ndryshimet në merkato, Tirana humbet 1.8 milionë euro

Tirana e këtij sezoni vazhdon të jetë në kërkim të trofeve teksa synon të ruajë fronin e kampionit për vitin e dytë radhazi. Bardheblutë fituan kampionatin sezonin e fundit me një ekip që nuk kishte rival asnjë dhe nga ai ekip te ky që kanë sot, ka shumë ndryshime.

Kampionët në fuqi kanë larguar thuajse të gjithë ekipin me të “mbijetuarit” e vetëm, Bekajn, Najdovski dhe Toshevski. Largimet e shtatë titullarëve kanë ndikuar edhe në vlerën e klubit në "Transfermarkt". Vjet, Tirana kampione vlente plot 6.48 milionë euro, ndërsa në këtë moment pas largimeve të lojtarëve si Seferi e Xhixha vlen 4.7 milionë euro.

Plot 1.8 milionë më pak, mirëpo, drejtuesit nuk kanë mbetur duarkryq pasi janë afruar lojtarë të tjerë cilësorë si Abazaj, Lushkja, Aleksi, Deliu, Lulaj dhe po konkurrojnë sërish për titullin kampion, teksa kryesojnë kampionatin me 3 pikë nga vendi i dytë. Nëse ia dalin, sigurisht, vlera e lojtarëve do të rritet sërish.

Ndryshimet në merkato, Tirana humbet 1.8 milionë euro





Lajmet e fundit nga