Liga e Kombeve, kjo e shtunë vjen me një sërë takimesh interesante
Liga e Kombeve vazhdon këtë të shtunë me të tjera taki...

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër thirrjet raciste ndaj skuadrës “dardane” në Rumani, në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Përmes një reagimi në faqen zyrtare FFK thekson se thirrjet anti-Kosovë, hedhja e sendeve në drejtim të lojtarëve “dardanë”, si dhe vërshëllima gjatë himnit janë të papranueshme.
Federata e Kosovës thekson se episodet kundër Kosovës kanë vazhdiuar edhe pas mbylljes së ndeshjes nga zyrtarë rumunë, të cilët i ndërprenë konferencën për mediet trajnerit të “dardanëve”, Franco Foda dhe kapitenit Amir Rrahmani.
Deklaratë publike e Federatës së Futbollit të Kosovës
Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, një sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dënon ashpër provokimet dhe sjelljet raciste që ndodhën gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht, në kuadër të UEFA Nations League. Ndeshja u ndërpre për shkak të thirrjeve të vazhdueshme raciste dhe anti-Kosovë nga tifozët rumunë, të cilët përsëritën sjellje raciste dhe provokuese që dëmtojnë rëndë frymën e fair play-it, vlerat e futbollit dhe janë në kundërshtim të plotë me rregulloret dhe parimet e UEFA-s.
Thirrjet si “Kosovo is Serbia” dhe “Serbia, Serbia”, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurtë për lojtarët tanë.
FFK kishte paralajmëruar më shumë se dy herë me shkrim organet përkatëse të UEFA-s për mundësinë e veprimeve të tilla, një herë disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta përpara fillimit të saj. Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit.
Ndeshja, që deri në momentin e ndërprerjes kishte një performancë të shkëlqyer nga Kombëtarja e Kosovës dhe një rezultat 0:0, u përshkallëzua edhe më tej për shkak të refuzimit të tifozëve për të ndalur thirrjet e tyre raciste dhe provokuese. Pavarësisht përpjekjeve të trajnerit tonë, z. Foda, për të arritur që ndeshja të luhet dhe të eliminohen veprimet e tilla nga tifozët rumunë, prapëseprapë edhe gjatë ndërprerjes sjelljet raciste vazhduan. Në një situatë të tillë lojtarët zgjodhën me të drejtë të respektojnë rregulloret kundër racizmit të UEFA-s dhe të mbrojnë dinjitetin e shtetit të Kosovës, si një anëtar i barabartë i UEFA-s dhe FIFA-s.
Për më tepër, pas ndeshjes, një zyrtar rumun ndërhyri në konferencën për shtyp të Kombëtares së Kosovës, duke larguar gazetarët dhe më pas, në një veprim të papranueshëm, kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit. Kjo sjellje e turpshme dhe e papranueshme çoi në reagimin e menjëhershëm të përfaqësuesve të FFK-së.
Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet tek delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.
Ne besojmë se UEFA do të veprojë në përputhje me vlerat e saj themelore për të dënuar ashpër gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje.
FFK riafirmon angazhimin e saj për të mbrojtur dinjitetin e Kombëtares së Kosovës dhe vlerat e futbollit, por edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s për futboll pa politikë dhe respektim të ‘fair-play’-it, si një lojë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Racizmi dhe diskriminimi nuk kanë vend në sport dhe as në shoqërinë tonë./CNA
Liga e Kombeve vazhdon këtë të shtunë me të tjera taki...
Kombëtarja shqiptare u ka dhënë dorën e fundit përgatitjev...
Shqipëria përballet mbrëmjen e kësaj të shtune me Çekinë, ...
Rumani-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është anulu...
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, po shkon drejt anulimit ...
Janë mbyllur tetë ndeshjet e Ligës së Kombeve, të vlefshme...
Kosova ka braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë, për shkak të t...
Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Ç...
Duke nisur nga ora 20:45, luhet sfida mes Rumanisë dhe Kos...
Klaus Gjasula është shfaqur në stërvitjen e Kombëtares, në...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbuloi se te Shqipëria ka...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për sht...
Arlind Ajeti, beson te fitorja e Shqipërisë ndaj Çekisë. N...
Trajneri i Çekisë, Ivan Hasek, foli në konferencë për shty...
Paul Pogba dhe Juventus kane ndarë rrugët mes tyre. Palët ...
Shqipëria U-17 triumfoi me përmbysje ndaj Polonisë, me rez...
Shqipëria U-21 barazoi 1-1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen miq...
Pagat e trajnerëve të Serie A janë bërë publike këtë t...
Interi ka njoftuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin Yan...
Pas shkarkimeve të Daniele De Rossi-t dhe Ivan Juric, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...